0030 210 33 18 483

Ekonomia gjermane rritje 19 % në 2016ën

TRIBUNA 13 Janar 2017

Ekonomia gjermane u rrit 1,9 për qind në vitin 2016, njoftoi sot zyra Federale e Statistikave, duke treguar rritjen më të lartë në pesë vjet për ekonominë më të madhe të Evropës. Produkti i Brendshëm Bruto gjerman (PBB) u rrit 1,7 për qind në vitin 2015. Të dhënat vënë në dukje se ekonomia e Gjermanisë është rimëkëmbur nga votimi tronditës i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e zhvilluar në muajin qershor. PBB-ja u ngadalësua në 0,2 për qind në tremujorin e tretë në prag të referendumit. Analistët kishin parashikuar rritjen e PBB-së ndërmjet 1,7 dhe 1,9 për qind. Zyra Federale e Statistikave raportoi gjithashtu një suficit fiskal prej 0,6 për qind të PBB-së në vitin 2016.

Ndaje me miqte