0030 210 33 18 483

Ekonomia në Eurozonë u rrit me 0.5%

Tribuna 17 Maj 2017

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë dhe në Bashkimin Europian është zgjeruar me 0.5% në tremujorin e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat e sapo publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, ekonomia europiane vijon të jetë në vrull. Pothuajse të gjitha vendet e rajonit raportojnë shifra pozitive rritje. Ekonomia më e madhe e rajonit, Gjermania, u rrit me 0.6%, ndërkohë që Franca u rrit me 0.3%. Ndersa Italia, raporton një normë rritje të ekonomisë prej vetëm 0.2%. Performancë mjaft pozitive vazhdon të regjistrojë edhe Spanja, që është edhe ekonomia e katërt më e madhe e rajonit, në rritje me 0.8% gjatë tre muajve të parë të këtij viti.

Ndaje me miqte