0030 210 33 18 483

Emigrant pa dokumenta? Merr leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme

29 Prill 2015

Nga kontaktet që kemi patur kohët e fundit me bashkatdhetarë, konstatojmë se shumë prej tyre nuk kanë mundur të rinovojnë lejen e qëndrimit, kryesisht për shkak të mungesës së ensimave. Por nuk janë të pakët edhe ata që e filluan dikur procedurën e legalizimit dhe ose morën një leje të përkohshme, ose nuk morën fare dhe vazhduan të qëndronin e punonin në Greqi. Tashmë, të gjithë këta kanë një shans të sigurt që të marrin leje qëndrimi, fillimisht për një vit e më pas leje normale qëndrimi e pune, si gjithë të tjerët. Të gjitha këto sanksionohen në Kodin e Emigracionit, neni 19, ku ndër të tjera thuhet: Neni 19 Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme 1.Ministri i brendshëm gëzon të drejtën që të japë, pas opinionit nga komisioni përkatës, leje qëndrimi me kohëzgjatje një vit, për qytetarë të vendeve të treta që banojnë në Greqi dhe dëshmojnë se kanë krijuar lidhje të fuqishme me vendin (Greqinë). Kërkesa për pajisjen me leje për arsye të jashtëzakonshme shqyrtohet vetëm nëse i interesuari paraqet: a) Vizë hyrëse që është dhënë nga autoriteti konsullor grek, të paktën tre vjet para aplikimit për leje për arsye të jashtëzakonshme b) Leje qëndrimi të mëparshme, qoftë dhe të skaduar c) Pasaportë të vlefshme d) Kupon Pagese (Paravolo) me vlerë 300 euro e) do lloj dokumenti që vërtetojnë se ka krijuar lidhje të fuqishme me Greqinë, që e bëjnë të domosdoshëm qëndrimin e tij këtu. 2.Instanca kompetente për dorëzimin e kërkesave për leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme, është drejtoria e politikës së emigracionit në Ministrinë e brendshme. 3.Lejet e qëndrimit për arsye të jashtëzakonshme i ofrojë poseduesit të drejtën e punës së varur apo ofrim shërbimi. Sipas ekspertit të çështjeve të emigracionit, Fatos Malaj, që njëherazi është edhe ndërmjetës ndërkulturor në qendrën e shërbimit të emigrantëve, Athinë A, dokumente që vërtetojnë lidhjet me Greqinë janë: * Vërtetim se ka ndjekur mësime për gjuhën greke, * Dëftesë se ka mbaruar një shkollë greke, të nivelit të parë apo të dytë arsimor grek, * Leje të mëparshme qëndrimi, * Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme * Kopje të siguracionit në ente siguracione greke të nivelit primar * Dëshmi të ekzistencës së lidhjeve farefisnore me qytetar grek apo homogjen * Dëshmi se ka studiuar në institucionet arsimore të vendit * Fatura të veprimeve bankare * Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit Si dokumente që përllogaritin saktësisht qëndrimin dhjetëvjeçar në Greqi konsiderohen: * Dokumente që dëshmojnë se ka ndjekur mësimet në një institucion publik arsimor në Greqi, * Aplikime për marrjen e një titulli të përkohshëm apo të përhershëm qëndrimi apo regjimin e mbrojtjes ndërkombëtare, * Kopje të vendimeve refuzuese ndaj kërkesave për marrjen fillestare apo rinovimin e lejes së qëndrimit, * Tituj të mëparshëm të qëndrimit provizor, pavarësisht autoritetit që e ka lëshuar atë, *Kopje të deklaratave tatimore të viteve të mëparshme, *Kopje të regjistrimit të niptit fiskal (AFM), * Kopje të siguracionit në entet e sigurimeve shoqërore greke të nivelit primar * Fatura të elektrikut, telefonit, ujësjellësit apo telefonisë celulare në emër të të interesuarit, * Fatura nga institucione bankare (banka) * Fatura të dërgesës së remitancave në vendin e origjinës, remitanca të kryera përmes bankave, kompanive të transfertave të parave, që kontrollohen sipas ligjit nga Banka e Greqisë, * Vërtetim se kanë ndjekur kurse për mësimin e gjuhës greke * Vendime gjyqësore, * Vendime për dëbimin administrativ (diikitis apelasi), që nuk janë ekzekutuar, * Fotokopje pasaportash më të vjetra (të gjitha faqet), * Akte të mëparshme të gjendjes civile, * Vërtetime për shtrim në spitale shtetërore, * Akte noterie që janë nënshkruar në prani të të interesuarit * Njoftim zyrtar ku t’i bëhet me dije se duhet të largohet nga vendi.

Ndaje me miqte