0030 210 33 18 483

Emigrantët përfitues nga masat për luftimin e varfërisë

04 Mars 2015

Eshtë depozituar në parlament projektligji “për përballimin e krizës humanitare dhe për organizimin e qeverisë dhe organeve qeveritare”. Projektligji përshkruan ekzistencën e krizës humanitare në Greqi dhe shtron si objektiv përballimin e shpejtë, me përfitues të drejtpërdrejtë personat që jetojnë në një gjendje “varfërie ekstreme”, si dhe të miturit deri 17 vjeç. Në këtë kuadër, ofrohet për vitin 2015, rrymë elektrike falas 300 kWh në muaj, vendoset sërish lidhja elektrike që u ishte ndërprerë. Ndërsa rregillimi i detyrimeve të derisotme i përcillet një kontrate të ardhshme ndërmjet ministrisë së punës dhe asaj të solidaritetit social. Vlera e përgjithshme e këtij investimi përllogaritet në 22,1 milionë euro. Jepet sivjet subvencion qeraje me vlerë 70 euro për person dhe deri në 220 euro për familjet me shumë pjesëtarë, me përfitues 30.000 familje “që jetojnë në kushte varfërie ekstreme”, ndërsa lihet e hapur zgjatja e subvencionit edhe në vitin 2016. Fondi përkatës arrin në 40,5 milionë euro. Për çështjen e ushqimit të personave që “jetojnë në varfëri ekstreme”, jepet subvencionim për ushqimin me vlerë të përgjithshme 137,7 milionë euro, në trajtën e kuponave. Për përfitimin e këtij subvencionimi do të merret parasysh totali i të ardhurave të çdo aplikanti. Qytetarë që nuk bëjnë deklaratë tatimore apo të papunë të ciët nuk marrin më kompensiomin e papunësisë, deklarojnë vetë, nivelin e të ardhurave të tyre, me një deklaratë përgjegjësie. Sipas ministrit alternat të sigurimeve shoqërore, Dimitris Stratulis, ndër përfituesit janë edhe emigrantët. “Përderisa ata ndodhen mes nesh, janë qytetarë dhe paguajnë gjithë detyrimet e tyre, nuk mund të përjashtohen”, theksoi Stratulis.

Ndaje me miqte