Emigrantët dhe eurozona shtyllat e koalicionit të ri qeveritar gjerman
ATSH-DPA-AFP
12 Janar 2018
Negociatorët e CDU-së, CSU-së dhe ata të SPD-së ranë sot dakord për krijimin e një qeverie të koalicionit të madh. ”Bota nuk na pret më, ne kemi nevojë për një fillim të ri të Evropës”, deklaroi Merkel pas negociatave.
“Kemi arritur një rezultat të shkëlqyer”, deklaroi lideri i SPD-së, Martin Schulz.
“Arritëm të binim dakord me unanimitet”, theksoi ai.
Ndërkohë, dy shtyllat e këtij koalicioni janë migrimi dhe eurozona.
EMIGRANTET
Konservatorët dhe socialdemokratët gjermanë parashikojnë limitimin e azilkërkuesve që mbërrijnë çdo vit në 200 000, sipas tekstit të marrëveshjes së tyre qeveritare.
“Shifrat e imigracionit nuk do do të kalojnë shifrën 180 000-220 000 në vit”, thekson dokumenti i miratuar në përfundim të 24 orëve negociatash në Berlin mes partive.
Ky limit korrespondon me kërkesat e demokristianëve të Angela Merkel, edhe nëse dokumenti i punës autorizon një fleksibilitet në rritje.
Në të njëtën kohë, negociatorët ranë dakord për një limitim të ndjeshëm të rigrupimeve familjare me një maksimum prej 1 000 personash që mund të pretendojnë për këtë dispozitiv çdo muaj.
Bëhet fjalë për një prej masave më afër qëndrimit të konservatorëve sesa socialdemokratëve.
Dretuesit e Unionit (CDU dhe CSU) dhe të SPD kanë rënë gjithashtu dakord për zbatimin e kushteve të reja të pritjes për refugjatët duke mos iu dhënë vazhdimisht një ndihmë financiare, por ndonjëherë një ndihmë materiale.
Tematika migratore ka qenë pika kryesore e mosmarrëveshjes mes partive në një vend ku ekstremi i djathtë ka progresuar ndjeshëm këto zgjedhjet e fundit.
EUROZONA
Konservatorët e Angela Merkel dhe social-demokratët gjermanë synojnë të forcojnë dhe reformojnë eurozonën me Francën për ta bërë atë më të qëndrueshme përballë krizave, sipas teksit të marrëveshjes qeveritare të siguruar sot nga media.
“Ne dëshirojmë, në bashkëpunim të ngushtë me Francën për të forcuar në mënyrë të qëndrueshme dhe reformuar zonën euro në mënyrë që kjo e fundit të përballojë më së miri krizat”, bëhet e ditur në dokumentin e pranuar nga të dyja palët pas më shumë se 24 orë negociatash në Berlin.
Dokumenti gjithsesi nuk i hyn në detaj propozimeve të bëra nga kreu i shtetit francez, Emmanuel Macron me një pikëpamje të veçantë për krijimin e një buxheti për zonën euro, të një ministri të Financave për vendet e Unionit Monetar, si dhe të një Parlamenti të posaçëm për zonën euro.
Ai theksoi se qeveria e ardhshme do të shqyrtojë propozimet e ndryshme për çështjen, të bëra nga Macron dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Dokumenti propozon gjithashtu për krijimin e një Fondi Monetar Evropian, i ngjashëm me Fondin e Emergjencave që ekziston tashmë për vendet që përballen me kriza të borxhit (MES).
Kjo ide ishte fillimisht një projekt gjerman, i mbështetur prej shumë kohësh nga ish-ministri i Financave, Wolfgang Schauble.
“Arritëm të binim dakord me unanimitet”, theksoi Schulz.
Ndaje me miqte