Emmanuel Macron paraqet idetë e tij pë reformimin e BEsë
Tribuna
27 Shtator 2017
Presidenti francez, Emmanuel Macron propozoi riforcimin e Evropës për mbrojtjen dhe sigurinë duke krijuar një forcë të përbashkët për ndërhyrjen evropiane, një buxhet për mbrojtjen e përbashkët dhe një doktrinë të përbashkët për të reaguar.
Ai kërkoi gjithashtu krijimin e një Akademie Evropiane të Inteligjencës, një Prokurori Evropiane kundër Terrorizmit, një forcë të përbashkët në mbrojtjen civile kundër katastrofave natyrore si dhe një zyrë evropiane për azilin dhe një polici evropiane për kufijtë.
Në një fjalim parimor në universitetin me traditë të Parisit Sorbonne Emmanuel Macron katër muaj pas marrjes së postit shpalosi planin e tij të madh për të ardhmen e afërt të Bashkimit Europian. Me interes u prit kryesisht programatika franceze në çështjet e financave dhe të ekonomisë si dhe zhvillimit të mëtejshëm të BE-së.
Macron deklaroi se Evropa ishte shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, ishte thelbësore për ta ringjallur përballë sfidave të mëdha në botë.
“Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, por vetëm Evropa mund të na japë një kapacitet për veprim në botë përballë sfidave tona kontemporane”, deklaroi ai duke prezantuar propozimet për rifillimin e projektit evropian.
BE-ja është "shumë e ngadaltë, shumë e dobët, shumë jo efikase", ankohet presidenti i Francës. Në një fjalim parimor Emmanuel Macron shpalosi një gamë të gjerë me propozime për reforma.
Presidenti i Francës do ta forcojë Europën nga brenda dhe t'i japë një orientim të ri strategjik asaj në botën e globalizuar.
Buxhet Eurozone dhe ministër Financash në Eurozonë
Pavarësisht rezervave edhe nga Berlini, Macron po çon përpara planin e tij për një "revolucion buxhetor". Ai theksoi në Paris, se në reformat e nevojshme ai nuk ka "asnjë vijë të kuqe", por vetëm "horizonte". Pavarësisht kritikave nga partia liberal-demokrate FDP dhe unioni konservator CDU, kreu i shtetit në Francë theksoi kërkesën e tij për një buxhet të mëvetsishëm për vendet me monedhën e përbashkët europiane si dhe një ministër Finanncash për këtë zonë. Por nuk duhet që nga kjo arkë e përbashkët e BE-së të përgjithësohen borxhet e vjetra apo problemet financiare të vendeve të veçanta, nxitoi të nënvizojë Macron.
Taksat e ndërmarrjeve
Duhet menduar, që ky buxhet i përbashkët të financohet me një taksë. Ai përmendi si opcion për këtë taksën e ndërmarrjeve, që në Europë duhet të unifikohet në një normë minimale. "Ne kemi nevojë për një buxhet të fortë në zemër të Europës, në zemër të Eurozonës", apeloi politikani liberal i majtë.
Macron bëri thirrje gjithashtu për një etapë të re për një taksë të transaksioneve financiare për të gjitha vendet e BE-së. Të ardhurat prej kësaj takse mund të përdoren p.sh. për zhvillimin. Një taksë e tillë për transaksionet financiare ndaj bizneseve në bursë ka qenë fillimisht në mbarë botën dhe më 2013 ajo dështoi në nivelin mbarë europian.
Ndër kërkesat qendrore të Macronit bën pjesë edhe forcimi i përpjekjeve të përbashkëta në BE për mbrojtjen dhe armatimet. Krahas një buxheti ushtarak në nivel europian ai bëri thirrje edhe për një "trupë të përbashkët të ndërhyrjes" dhe "një doktrinë të përbashkët" në sektorin e mbrojtjes.
Në luftën kundër terrorizmit, Macron var shpresa të mëdha tek një "prokurori speciale europiane". Macron kërkon gjithashtu një akademi të shërbimeve sekrete për BE-në. Po ashtu ai preferon edhe një "autoritet europian për azilin", në mënyrë që kërkesat e refugjatëve të mund të shqyrtohen më shpejt. Edhe një polici kufitare europiane është e nevojshme sipas tij.
Ndaje me miqte