0030 210 33 18 483

&ldquoEpirotasit nuk janë racistë. Do të mirëpresim refugjatët&rdquo

25 Shkurt 2016

“Epirotasit nuk janë racistë, por një popull mikpritës dhe nuk do të themi jo për mirëpritjen e refugjatëve”, ka deklaruar guvernatori i Epirit, Aleksandros Kahrimanis, gjatë punimeve të këshillit rajonal, në Janinë. Guvernatori shtoi se deri më sot nuk ka patur asnjë informacion zyrtar nëse do të funksionojë qendër e pritjes së refugjatëve edhe në zonën e Epirit. Kahrimakis, ndërkaq iu referua gatishmërisë së Shqipërisë për të pritur refugjatë për kalimin tranzit, ashtu siç deklaroi ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli. “E vetmja që na intereson është që të mos vendosen në zonën e minoritetit, për të cilën ka edhe konventa ndërkombëtare”, nënvizoi guvernatori i Epirit. Tribuna

Ndaje me miqte