Erdogan: Grushti i shtetit dështoi
16 Korrik 2016
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se grushti i shtetit kishte deshtuar dhe se ai nuk do ta linte aeroportin "Ataturk" derisa situata ne vend t’i rikthehej normalitetit.
“Kompania ‘Turkish Airlines’ rifilloi aktivitetin’’, i tha Erdogan nje turme njerezish te mbledhur ne aeroport.
“Askush nuk do te largohet derisa situate t’i kthehet normalitetit. As une’’, deklaroi Erdogan.
“Pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, mbrëmë u kuptua plotesisht se kush është struktura e shtetit paralel. Siç u pa, mbrëmë e shfaqën shembullin e terrorit me kuptimin e plotë të fjalës. Këta janë aq të ligj, saqë t’i drejtojnë armet nga populli’’, shtoi ai.
Erdogan sulmoi rivalin e tij, Fetullah Gulen, i cili akuzohet se drejton nje organizate terroriste dhe se perpiqet te rrezoje qeverine turke, te zgjedhur ne menyre demokratike.
“Eshte e mjaftueshme tradhtia qe i keni bere ketij kombi’’, tha Erdogan por pa permendur emrin e Gulenit.
Ndaje me miqte