Erdogan kërkon mbështetjen e Perëndimit kundër PKKsë
TRIBUNA
22 Nentor 2016
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u kërkoi vendeve perëndimore të mbështesin luftën e Ankarasë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit duke akuzuar evropianët se po lejojnë rebelët kurdë të reagoojnë të lirë në territorin e tyre.
Erdogan, i cili u shpreh gjatë një takimi të asamblesë parlamentare të NATO-s në Stamboll, theksoi se priste një mbështetje të vendeve të Aleancës kundër të gjitha organizatave terroriste duke filluar nga grupi i Shtetit Islamik dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Ata që kanë një qëndrim të pavendosur do të goditen herë apo vonë”, paralajmëroi ai para se të akuzonte BE-në, që e cilëson PKK-në ashtu si Ankaraja si organizatë terroriste, për indiferencë përballë separatistëve kurdë.
“Ne nuk arrijmë të pranojmë faktin që anëtarët e PKK-së (-) mund të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shfaqin portretet e krerëve të tyre në korridoret e Parlamentit evropian”, deklaroi Erdogan.
Këto deklarata u bënë ndërkohë që marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, tashmë të përkeqësuara, janë tendosur më shumë pas përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik kundër presidentit, Erdogan.
BE ka kritikuar ashpër dënimet që janë bërë pas grushtit të munguar të shtetit, veçanërisht kundër partisë kryesore prokurde, HDP, drejtuesit e të cilës janë burgosur.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu solidaritetin Aleancës me Turqinë pas grushtit të munguar të shtetit duke shtuar se Turqia kishte të drejtë të përndiqte puçistët.
Ndaje me miqte