0030 210 33 18 483

Erdogan konfirmon blerjen e raketave antiajrore ruse S400

Tribuna 14 Shtator 2017

Turqia nënshkroi me Rusinë një kontratë që lidhet me blerjen e sistemeve për mbrojtjen anti-ajrore S-400, më e rëndësishmja e arritur më parë me Moskën nga ana e Ankarasë, njoftoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Nënshkrimi i kontratave u krye për blerjen e sistemeve S-400 në Rusi”, deklaroi Erdogan cituar nga disa gazeta përfshirë të përdishmen Hurriyet, duke shtuar se një pagesë paraprake është derdhur në dijeninë time”. Siç raporton Zëri i Amerikës, Erdogan nuk u kushtoi rëndësi shqetësimeve të SHBA lidhur me vendimin e qeverisë së tij për të blerë nga Rusia një sistem S-400 për mbrojtjen nga raketat. Në një fjalim të mërkurën përpara kryetarëve të bashkive të partisë së tij në pushtet, zoti Erdogan duke iu referuar Shteteve të Bashkuara u shpreh: "Ata u çmendën sepse bëmë marrëveshjen për sistemin S-400. ?farë duhej të bënim? T’ju prisnim ju? Ne po marrim dhe do të marrim të gjitha masat në frontin e sigurisë." Blerja e raketave me vlerë prej miliarda dollarësh ishte një goditje tjetër ndaj marrëdhënieve tashmë të tensionuara me Shtetet e Bashkuara, të cilat për muaj të tërë lobuan kundër marrëveshjes. Zëdhënësi i Pentagonit Johnny Michael tha në një deklaratë: "Ne u kemi përcjellë shqetësimet tona zyrtarëve turq në lidhje me blerjen e mundshme të S-400. Një sistem mbrojtës nga raketat i ndërveprueshëm me sistemet e NATO-s mbetet altaernativa më e mirë për të mbrojtur Turqinë nga kërcënimet e ndryshme në rajonin e saj". Turqia gjithashtu ka hedhur poshtë shqetësimet lidhur me çështjen e përputhshmërisë së sistemit rus me sistemet që përdoren në NATO. Aleatët e Turqisë në NATO-s kanë paralajmëruar Ankaranë se të gjithë anëtarët janë të detyruar të përdorin armë që mund të integrohen me sistemet e njëri-tjetrit dhe se sistemet ruse nuk i plotësojnë kriteret. Turqia ka kundërshtuar duke përmendur rastin e blerjes nga Greqia disa vjet më parë të një sistem mbrojtës rus S-300. Erdogan, megjithatë, la të kuptohet se marrëveshja e debatueshme e vendit të tij ishte ndikuar pjesërisht nga tensionet e tanishme me aleatët perëndimorë.

Ndaje me miqte