0030 210 33 18 483

Esktradohet në SHBA rusi që akuzohet për &ldquoshplarjen&rdquo e 4 milardë dollarëve

05 Tetor 2017

Një gjykatë në Selanik ka urdhëruar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të një shtetasi rus, që akuzohet për shplarje parash. 38 vjeçari Aleksandër Vinik akuzohet nga autoritetet amerikane për shplarjen e 4 miliardë dollarëve përmes platformës elektronike Bitcoin. Sipas akuzës, nëpërmjet kësaj platforme ai legalizonte fitimet e paligjshme të grupeve të ndryshme kriminale. Procesi në Selanik, që kishte filluar javën e kaluar, përfundoi të mërkurën, me shpalljen e vendimit. Gjykata ka vendosur që t’u dorëzojë autoriteteve amerikane edhe kompjuterat, tabletat dhe telefonat celularë që iu gjetën Vinikut në momentin e arrestimin. Aleksandër Vinik u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Atij iu hodhën prangat në muajin korrik në një hotel të zonës turistike Halkidiki. Para trupit gjykues Vinik i mohoi akuzat dhe kërkoi që mos të ekstradohej. Tashmë ai do të bëjë apelmi dhe i mbetet Gjykatës së lartë që të vendosë nëse 38 vjeçari rus do të ekstradohet apo jo.

Ndaje me miqte