0030 210 33 18 483

Euro 2016 Portugalia shokon Francën i merr titullin brenda në shtëpi

11 Korrik 2016

Portugalia është kampionia e re e Europës, përderisa as largimi qysh në minutën e 25-të i liderit të natyrshëm, Cristiano Ronaldo, nuk e cënoi shpirtin luftarak të iberikëve që u ka injektuar traineri Fernando Santos. Goli i Eder-it në minutën e 109-të i ngriu tifozët vendas në Stade de France dhe i dha fitoren 1-0 Portugalisë, që korri fitoren e parë ndaj francezëve pas 40 vitesh. Në të njëjtën kohë, nuk u lejoi “trikolorëve” që të bëheshin ekipi i parë që fiton dy tituj si vend organizator. Pjesa e parë e takimit dhe e gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Në pjesën e dytë të kohës shtesë, në minutën e 109-të, Eder shënoi golin e artë, me një gjuajtje jashtë zonës. E diel, 10 korrik, 2016 Stade de France - Saint-Denis, Paris Portugali-Francë 1-0 Shënues: Eder (109’) Gjyqtar: Mark Clattenburg (Angli) FRANCA: 1. Hugo Lloris 19. Bacary Sagna 22. Samuel Umtiti 21. Laurent Koscielny 3. Patrice Evra 15. Paul Pogba 14. Blaise Matuidi 18. Moussa Sissoko (110’ Martial) 7. Antoine Griezmann 8. Dimitri Payet (58’ Coman) 9. Olivier Giroud (78’ Gignac) Trainer: Didier Deschamps Kartona të verdhë: Matuidi, Pogba, Koscielny, Umtiti. PORTUGALIA: 1. Rui Patricio 21. Cedric Soares 4. Jose Fonte 3. Pepe 5. Raphael Guerreiro 14. William Carvalho 10. Joao Mario 16. Renato Sanches (79’ Eder) 23. Adrien Silva (66’ Moutinho) 17. Nani 7. Cristiano Ronaldo (25’ Quaresma) Trainer: Fernando Santos Kartona të verdhë: Rui Patricio, Jose Fonte, Guerreiro, Joao Mario, Carvalho, Cedric.

Ndaje me miqte