0030 210 33 18 483

Euro 2016 bestytnitë më të çuditshme të futbollistëve

02 Korrik 2016

Edhe pse Stevie Wonder ka kënduar se “bestytnia nuk është rruga e duhur”, ka shumë futbollistë në Euro 2016 të cilët nuk pajtohen me të. Për shembull, ju kurrë nuk do të shihni trajnerin e Uellsit, Chris Coleman pa xhaketën e tij. Po pse? Sepse që në fillim të ”mbretërimit” të tij, ekipi i Uellsit pësoi një humbje të thellë 6-1 në kualifikueset e Kupës së Botës nga Serbia. “Ishte me të vërtetë shumë nxehtë atë natë, kështu që unë hoqa xhaketën time”, tha ai. “Prandaj, që atëherë, pavarësisht gjithçkaje, e kam mbajtur veshur xhaketën time sepse nuk dua ta përjetoj përsëri atë natë”, shprehet Coleman. Gjithashtu, ekipi i Italisë ka një numër bestytnish. Një prej tyre është se para ndeshjeje, një lojtar i rastësishëm, i ndryshëm për çdo ndeshje, duhet të mbajë një fjalim. “Këtë herë ishte radha ime”, thotë Emanuele Giaccherini pasi ekipi i tij mposhti 2-0 Spanjën. “Unë u thashë se kjo ishte një lojë që ne duhet ta fitonim me zemër”, deklaron Giaccherini. ”Hajmalia” e Portugalisë, Cristiano Ronaldo thuhet se ka një numër shumë të madh besytnish që duhet të kryhen para një lojë. Nëse udhëton me aeroplan, Ronaldo duhet që të zbresë patjetër i pari. Nëse udhëton me autobus, atëherë ai duhet të zbresë i fundit, si dhe duhet të shkelë, herën e parë, me këmbën e djathtë mbi barin e fushës ku luhet ndeshja. Por, për disa ekipe, bestytnitë thjesht nuk funksionojnë. Megjithatë, lojtarët e Anglisë shfaqën një lidhje të çuditshme për një luan lodër me emrin Leo, i cili kishte vendin e tij në stol në ndeshjen e fundit për të 16-tat kundër Islandës. Megjithatë, Leo vetëm sa mund ”të vështronte” fatin e ekipit të tij në mposhtjen me rezultain 1-2 për Islandën. (DPA)

Ndaje me miqte