0030 210 33 18 483

Euro Insight: Merkel kërkon të evitojë &ldquoGrexit&rdquo për arsye gjeopolitike

15 Mars 2015

Kancelarja Angela Merkel konsideron se eurozona do të mundte të përballonte një dalje të mundshme të Greqisë nga eurozona, mirëpo shqetësohet për pasojat gjeopolitike dhe është e predispozuar, nëse nevojitet, të lejojë edhe emetimin e bondeve me afat të shkurtër (T-Bills), apo disbursimin paraprak të këstit të kredisë, sipas portalit të Bursës gjermane “EuroInsight”. Portali vë në dukje se ministri i financave, Wolfgang Schauble e ka menduar mundësinë e “Grexit”-it, dhe ka shqyrtuar skenarë të mundshëm, por në vija të përgjithshme pajtohet me mendimin e kancelares. “Duke iu ndruajtur një destabilizimi në Ballkan, Angela Merkel është e vendosur që të evitojë një situatë në të cilën Greqia do të largohej nga eurozona për shkak të një aksidenti”, theksohet në analizën e portalit gjerman dhe nënvizohet se, sipas zyrtarëve të lartë të qeverisë gjermane, nëse Greqia do të linte eurozonën, kjo do të ndodhte ngase nuk do të ekzistonte terren i përbashkët sa i përket funksionimit të eurozonës dhe jo sepse Greqia do të dështonte në kapjen e objektivave lidhur me afatet e pagesave dhe angazhimeve për kryerjen e reformave që janë parashtruar nga kreditorët. Shmangie me çdo kusht e “Graccident”-it “Eshtë një vendim politik, nuk do të ketë “Graccident” (shënimi ynë: kalambur nga bashkimi i fjalëve “Greece - Greqi dhe Accident-aksident), deklaroi një funksionar i cili i njeh mendimet e kencelares, ndërsa vuri në dukje faktin se zonja Merkel konsideron se sot eurozona është më mirë e armatosur për të përballuar turbulencat që do të shkaktoheshin në tregjet. Ndërkaq, pasojat e mundshme në nivel gjeopolitik nga një zhvillim i tillë, janë shndërruar në një arsye serioze që kancelarja të jetë e shqetësuar. Frika kryesore ka të bëjë me një destabilizim eventual të rajonit jugor të Ballkanit dhe zhvendosjes së Greqisë drejt sferës së influencës të Rusisë. Pikërisht për këtë arsye, insiston “EuroInsight”, qeveria gjermane është e gatshme që mbështesë madje edhe zgjidhje “joortodokse”, me qëllim që të evitohet mbarimi i likuiditeteve. Madje thuhet se këto zgjidhje përmbajnë rritjen e limitit të bondeve afatshkurtra (T-Bills) që Athina do të mund të emetonte dhe t’ua shiste bankave greke; kontroll provizor të lëvizjes së kapitaleve në rast të tërheqjes masive të parave, pagesa e fondeve nga programet ekzistuese me herët nga afatet e parashikuara dhe shtyrje e afateve të pagesave për FMN. Qeveria gjermane, sipas “EuroInsight” dëshiron t’i evitojë gjithë këto zgjidhje, por nuk e përjashton mundësinë që t’i përdorë këto instrumente, nëse nuk gjendet mënyrë tjetër për t’u mbajtur Greqia në eurozonë. Sigurisht, siç vihet në dukje, një gjë e tillë do të mund të ndodhte vetëm pas një deklarate të qartë angazhimi të Greqisë për zbatim të reformave dhe pranimin e strukturës ekzistuese të programit të shpëtimit. “Në këtë rast, Gjermania mbetet e gatshme të mbështesë një paketë të tretë ndihme”, thekson “EuroInsight”, duke shtuar ndërkaq se “Berlini pret gjithsesi se do të gjendet gjuhë e përbashkët me Athinën, “posaçërisht kur konsiderohet se zonja Merkel ka rehabilituar një marrëdhënie të mirë bashkëpunimi me Aleksis Tsipras”. Sipas portalit, Berlini është gjithashtu i gatshëm të pajtohet me synime për suficit primar më të ulët dhe t’i japë Greqisë hapësira më të mëdha për të lëvizur sa i përket zbatimit të reformave dhe në një stad më të vonshëm, lehtësimin e borxhit. Schauble “Kundërshtari kryesor i kancelares në qeveri ishte deri tani Wolfgang Schauble, që konsiderohet se ka “luajtur” në mënyrë të përsëritur me idenë e daljes së detyruar të Greqisë nga eurozona (...) dhe si tifozi më i madh i integrimit europian në kabinetin e zonjës Merkel konsideron se respektimi i rregullave dhe i procedurave është kusht për një Europë më të bashkuar”, thekson “EuroInsight”, duke shtuar se zoti Schauble beson se qeveria greke nuk është në gjendje ta drejtojë vendin në përputhje me integrimin më të madh politik dhe ekonomik në eurozonë. “Ndërkaq, kundërshtimi i zonjës Merkel ndaj ‘Grexit’-it, e detyroi z.Schauble të braktisë planet e veta dhe kohet e fundit konsiderohet se edhe vetë ai po shqetësohet për mjedisin gjeopolitik. Divergjencat midis kancelarisë dhe ministrisë së financave janë zvogëluar. Prandaj,e dhe pse publikisht tund kërcënueshëm shpatën e tij, Schauble pati një rol konstruktiv në negociatat për shtyrjen e afatit të programit grek të shpëtimit”, sipas “EuroInsight”, që shton se qeveria gjermane vazhdon, megjithë këtë, të shquajë rrezikun që negociatat të zbulojnë divergjenca themelore që nuk do të mund të sheshohen. Prandaj dhe ministria gjermane e financave ka përpunuar skenarë të mundshëm për rastin që Greqia del nga euro. Në një rast të tillë, sipas portalit, Gjermania do të kërkonte që të përdoreshin gjithë instrumentet e Bashkimit Europian, me qëllim që Greqia të mbështetet edhe jashtë eurozonës. Burimi: https://euroinsight.mni-news.com/posts/german-officials-say-geopolitics-key-in-merkel-s-determination-to-avoid-grexit-4598

Ndaje me miqte