0030 210 33 18 483

Europa League: Shorti shmang &ldquokolosët&rdquo për Skënderbeun

Tribuna 25 Gusht 2017

Skënderbeu është njohur me kundërshtarët e saj në Europa League. Skuadra korçarë që arriti të kualifikohej për herë të dytë në historinë e saj në fazën e grupeve në Ligën e Europes nuk ka arritur të gjejë në rrugën e saj skuadra të nivelit të lartë si Milan, Arsenal apo Lazio. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është vendosur në grupin C dhe kundërshtarë do të ketë Dinamo Kiev, Young Boys, Partizani Beograd. Kujtojmë se ekipi korçar për të arritur në këtë fazë ka eliminuar me radhë ekipin nga Andora, Sant Jualia, ekipin nga Kazakistani, Kairat Almaty, Mllada Boleslav e ekisë dhe mbrëmë kroatët e Dinamos së Zagrebit. Shorti i hedhur të premten përcaktoi 12 grupe me nga 4 skuadra, në total 48 ekipe. Nga grupet dalin 24 më të mirat, vendi i parë dhe i dyti për çdo grup, ndërsa më pas do t’i bashkohen edhe 8 skuadrat e vendit të tretë që vijnë nga “Champions League” për të formuar kompeticionin me 32 ekipe. Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 14 shtator. Shorti GRUPI A: Villarreal, Maccabi Tel-Aviv, Astana, Slavia Prague GRUPI B: Dynamo Kiev, Young Boys, Partizan Beogradi, Skenderbeu GRUPI C: Braga, Ludogorets Razgrad, Hoffenheim, Istanbul Basaksehir GRUPI D: AC Milan, Austria Vienna, NK Rijeka, AEK Athinë GRUPI E: Lyon, Everton, Atalanta, Apollon Limassol GRUPI F: FC Copenhagen, Lokomotiv Moscow, FC Sheriff, FC Zlin GRUPI G: Viktoria Plzen, FCSB, Hapoel Beer-Sheva, FC Lugano GRUPI H: Arsenal, BATE Borisov, Cologne, Crvena Zvezda GRUPI I: FC Salzburg, Marseille, Vitoria Guimaraes, Konyaspor GRUPI J: Athletic Bilbao, Hertha Berlin, Zorya Luhansk, Ostersunds GRUPI K: Lazio, Nice, Zulte Waregem, Vitesse Arnhem GRUPI L: Zenit St. Petersburg, Real Sociedad, Rosenborg, Vardar Skopje.

Ndaje me miqte