0030 210 33 18 483

Eurostat: Mbi 26 mijë viktima të aksidenteve rrugore në vitin 2015

TRIBUNA 22 Nentor 2016

Vitin e kaluar, 26 100 njerëz kanë vdekur në aksidentet rrugore në Bashkimin Evropian (BE). Ky informacion është botuar nga Eurostat, Zyra statistikore e Bashkimit Evropian, me rastin e Ditës Botërore të përkujtimit për trafikun rrugor. Kjo shifër sipas Eurostat, shënon një rënie prej 0.5%, krahasuar me 2014, ndërsa bën të ditur se numri i aksidenteve ka ardhur duke u ulur gjatë 20 viteve të fundit. Krahasuar me vitin 1995, numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore është ulur me gati 38 000 persona ose 59,2%. Nga rreth 64 000 që ishin në 1995, në vitin 2015 kjo shifër ra në rreth 26 mijë. Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, numri më i lartë i viktimave të trafikut rrugor në vitin 2015 është regjistruar në Francë (3 461), Gjermania (3 459) dhe Italia (3 428), e ndjekur nga Polonia (2 938). Në vitin 2015, 283 persona u vranë në aksidente ajrore në territorin e BE-së dhe 963 në aksidente hekurudhore. Viktimat, përkujtohen në të dielën e tretë të muajit nëntor të çdo viti.

Ndaje me miqte