0030 210 33 18 483

Exit Polli: Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet

Tribuna 25 Qershor 2017

Televizioni Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas Exit Poll-it, zgjedhjet i fiton Partia Socialiste me 45-49%, pason Partia Demokratike me 30-34%, LSI 11-15%, LIBRA 1-3% dhe PDIU 3-5%. Gjithmonë sipas Exit Poll-it, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate. Antonio Noto drejtori i IPR Marketing tha se PS mund të arrijë më shumë se 71 mandate. Noto shtoi se marzhi i gabimit në sondazhin e kryer është +/-2.

Ndaje me miqte