0030 210 33 18 483

FIFA paralajmëron Greqinë me përjashtim nga veprimtaritë ndërkombëtare

05 Prill 2016

Futbolli grek ka 10 ditë afat që të shpëtojë përjashtimin nga gjithë veprimtaritë ndërkombëtare. Të martën ka mbërritur në Athinë letra paralajmëruese e FIFA-s, ku organi më i lartë i futbollit botëror i kërkon qeverisë dhe federatës greke të futbollit (EPO), të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të rifillojnë ndeshjet për Kupën e Greqisë, që ishin pezulluar në fillim të marsit, me urdhër të zëvendësministrit të sporteve, Stavros Kontonis, pas incidenteve të shënuara në ndeshjen gjysmëfinale PAOK-Olympiakos. Ndeshja ishte ndërprerë përfundimisht minutat e fundit, pasi gjyqtari i nxorri karton të kuq një lojtari vendsas dhe tifozët vërshuan në fushë. Sanksionet e mundshme ndaj futbollit grek “Komisioni i çështjeve të jashtëzakonshme të FIFA-s vendosi të vejë si afat 15 prillin, për anulimin e vendimit të ndërprerjes së Kupës së Greqisë 2015/2016, përnbdryshe EPO (Federata greke e Futbollit) do të përballet me pezullimin e cilësisë së anëtare”, thuhet në letrën e nënshkruar nga sekretari iu përgjithshëm në detyrë Markus Kattner. “Dëshirojmë të theksojmë se pezullimi i cilësisë së anëtar i EPO-s, do të thotë se asnjë ekip nga Greqia, i çfarëdo formati (përfshirë edhe klubet), nuk do të mund të kishte asnjë lloj kontakti sportiv. Më tej, do të thotë se as EPO, dhe askush prej anëtarëve apo zyrtarëve (të federatës greke), nuk do të kishte mundësinë që të përfitojë nga programet zhvillimore, edukative apo kualifikuese të FIFA-s dhe të UEFA-s”, theksohet në letër. Përpjekje të pafrytshme Letra e FIFA-s ka ardhur një javë pasi përfaqësues të saj dhe të UEFA-s ishin takuar (më 31 mars) në Athinë me gjithë aktorët e përfshirë në problematikën e fundit të futbollit grek. Edhe takimi vendimtar me përfaqësues të FIFA-s dhe UEFA-s, i zhvilluar të mërkurën pasdite, ka dështuar të prodhojë një zgjidhje. Qeveria nuk ka pranuar ultimatumin e organit ekzekutiv të futbollit ndërkombëtar që të vazhdojë normalisht kompeticioni i kupës së Greqisë. Pas këtij takimi, i dërguari i FIFA-s, deklaroi se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje. “Deri më 1 prill duhet të rifillojë Kupa. Kjo duket se nuk ka për të ndodhur. Lajmet nuk janë të mira. Më vjen keq për këtë zhvillim, nuk është në të mirë të futbollit grek”, tha i dërguari i FIFA-s, Kostakis Koztsokoumnis dhe shtoi: “Uroj që t’i jepet një javë kohë ministrit të rishikojë qëndrimin e vet. Ndryshe, lajmet nuk do të jenë të mira. FIFA do ta përjashtojë federatën greke të futbollit nga gjiri i vet”. Nga ana tjetër, ministri i sporteve ia la topin federatës greke të futbollit, duke thënë se zgjidhjen duhet ta gjejë federata, ndërsa theksoi se qeveria nuk ka për ta anuluar vendimin e vet për pezullimin e kupës. Tribuna

Ndaje me miqte