0030 210 33 18 483

FMN: Greqia rritje ekonomike 26% në vitin 2018

Tribuna 11 Tetor 2017

Fondi Monretar Ndërkombëtar (FMN), e ka përllogaritur rritjen ekonomikë të Greqisë për vitin 2018, më të lartë nga sa përcaktohet në parashikimet e qeverisë greke. Sipas raportit vjetor, FMN parashikon se rritja ekonomike e Greqisë në vitin e ardhshëm do të arrijë në 2,6%, kundrejt 2,4% që parashikon qeveria për të njëjtën periudhë. Për vitin në vazhdim (pra 2017-n), FMN vlerëson se rritja ekonomike do të jetë 1,8%. Ndërkaq, FMN konsideron se dinamika e ekonomisë greke gradualisht do të dobësohet dhe se vendi në 2022 do të ketë një rritje ekonomike vetëm 1%. Nga ana e vet, Komisioni Europian vlerëson se në periudhën 2021 deri 2024, Greqia do të ketë një ritje ekonomike në masën 1,5%. Në raportin vjetor (World Economic Outlook) FMN parashikon se papunësia në Greqi do të ulet në 22,3% këtë vit dhe 20,7% vitin e ardhshëm. Edhe këto parashikime bien ndesh me vlerësimet e qeverisë greke, e cila në propjekt buxhetin që ka paraqitur në parlament, parashiukon që papunësia këtë vit të jetë 22% dhe vitin e ardhshëm 20,8%. Sa i përket ekonomisë botërore, FMN i ka revizionuar në kah pozitiv parashikimet për ecurinë e GDP-së. Më konkretisht për këtë vit parashikohet se prodhimi i përgjithshëm i brendshëm (në nivel botëror) do të rritet me 3,6% (nga 3,6 që ishte parashikimi më herët) dhe në vitin e ardhshëm 3,7% (nga 3,6).

Ndaje me miqte