0030 210 33 18 483

FSHSHG: Fushatë për dhurim gjaku që do të përdoret për bashkatdhetarët në nevojë

12 Mars 2018

Kryesia e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi (FSHSHG), ka ndërmarrë një iniciativë me shumë vlerë: Të krijojë bankën e gjakut që do të përdoret nga spitalet greke për bashkatdhetarët në nevojë. Kjo është një iniciativë tepër domethënëse, pasi dihet se nevojat për gjak në të gjithë botën kanë një rritje galoponte dhe vetëm kontributet vullnetare mund të jenë një zgjidhje qoftë dhe minimale. Në një njoftim për shtyp, FSHSHG njofton mbarë komunitetin shqiptar në Greqi se të Shtunën, më 24 Mars, ora 09:00-14:00 në qendren e Federatës (Adresa: Rruga Deligjiorgji 55-59, sheshi Karaiskaki, Metaksurgjio, kati 4-t), do të organizohet dhurim gjaku për komunitetin shqiptar në Greqi, koordinuar nga ekipi mjekësor i spitalit “Evangjelismos”. I gjithë njoftimi i FSHSHG ka si më poshtë: Komuniteti shqiptar në Greqi formon Bankën e tij te Gjakut. F.Sh.Sh.G. informon mbarë komunitetin shqiptar në Greqi se të Shtunën, më 24 Mars, ora 09:00-14:00 në qendren e Federatës se Shoqatave Shqiptare ne Greqi (Adresa: Rruga Deligjiorgji 55-59, sheshi Karaiskaki, Metaksurgjio, kati 4-ërt), do të organizohet dhurim gjaku për komunitetin shqiptar në Greqi, koordinuar nga ekipi mjekësor i spitalit “Evangjelismos”. FTOJME TE GJITHE SHQIPTARET BANORE TE ATHINES të përfshihen në nismën e re që synon në ardhjen në ndihmë konkrete bashkatdhetarëve tanë, sidomos kur kërkesat për gjak janë urgjente, në çdo spital ku ata kurohen! Nga dita e sotme, 9 mars 2018, mund të bëheni të gjithë pjesë e këtij angazhimi masiv, duke vizituar cilindo spital shtetëror në afërsi të vendbanesës tuaj e të dhuroni gjak në numrin e regjistrimit të Bankës së Komunitetit Shqiptar 14528. Kujdes! Nisma është e vlefshme për të gjitha spitalet shtetërore të Greqisë, përfshi edhe ishujt! Lutemi për procedurën të paraqesni pasaportën dhe numrin AMKA. Informacion për dhuruesit: Dhurues mund të jetë kushdo nga mosha 18 deri ne 65 vjec, që gëzon shëndet të mire dhe nuk vuan nga sëmundje serioze të zemrës apo organeve të tjera. Procedura nuk dhemb e nuk zgjat më shumë se 5-10 minuta dhe nuk është e nevojshme të jeni të pangrënë. Grupi i gjakut të dhuruesit nuk ka rëndësi! Gjak mund të dhurohet çdo tre muaj, deri në 4 herë në vit. Pas dhurimit, gjaku i nënshtrohet kontrolleve të domosdoshme laboratorike dhe në rast problemi te paspikatur deri në ato momente nga dhuruesi (p.sh. hepatit, AIDS etj), ai lajmërohet në konfidencë për gjendjen shendetësore. Gjak mund të dhurohet në cdo spital shtetëror, në orarin e caktuar sipas sekretarisë përkatëse. Lutemi të referoni numrin e Bankës së Komunitetit Shqiptar të Gjakut me numër regjistrimi 14528. (??????? ? ???????? ??? ?? ??????????? ???? ?????? ??????? 14528). Për çdo informacion të mëtejshëm, telefononi në 6972192895 & 6972707931. Shpërndani inisiativën tonë kudo ku ka shqiptarë! Le të mbështesim njëri-tjetrin, të angazhohemi të gjithë së bashku, në dobi të bashkatdhetarëve tanë në Greqi. Atdhedashuria dhe humanizmi të kthehet në vepra me pjesemarrjen tonë masive më 24 Mars, 09.00-14.00, në

Ndaje me miqte