0030 210 33 18 483

Fatos Malaj: Si do të veprohet me lejet biometrike. Ku duhet patur kujdes që të mos digjeni

TRIBUNA 30 Janar 2017

Siç ju kemi vënë në dijeni dhe më herët, së shpejti do të fillojë zbatimi i lejes biometrike për emigrantët. Me lejet e qëndrimit biometrike, do të pajisen gjithë emigrantët, gjatë rinovimit apo marrjes së lejes fillestare. Deri sa të vijë momenti i rinovimit, emigrantët do të mbajnë lejet ekzistuese, që janë të ngjitura në pasaportat e tyre. Aplikimi për lejet e qëndrimit biometrike do të bëhet ashtu si dhe deri më sot, në drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit (DAM). Për këtë, të hënën, në ministrinë e emigracionit është zhvilluar një takim me drejtues dhe punonjës të këtyre drejtorive, ku janë dhënë instruksionet e rastit, me qëllim që procesi të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në drejtorinë e emigracionit Athinë A. Zoti Malaj dha për Tribuna-News, disa detaje të nevojshme që shpresojmë t’i hyjnë në punë lexuesve tanë. Fillimisht, drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit në të gjithë Greqinë, do të jenë mbyllur në periudhën 15-22 shkurt, me qëllim që të bëhen përgatitjet përfundimtare për fillimin e procesit të lejeve biometrike. Në momentin që do të fillojë procesi, emigrantët që duan të rinovojnë lejen e qëndrimit, do të paraqiten në këto drejtori (DAM), ku në të njëjtën ditë do t’u merren edhe shenjat e gishtrinjve. Në rast se kërkesa për rinovim do të paraqitet nga avokati, këtij i jepet vërtetimi (veveosi) blu për emigrantin, ndërsa i caktohet edhe data kur emigranti duhet të paraqitet për shenjat e gishtrinjve. KUJDES! Në rast se nuk paraqitet në datën e caktuar ai e humbet lejen e qëndrimit dhe kundër tij fillojnë procedurat për largimin nga Greqia. Në takimin e të hënës është raportuar se aparaturat për marrjen e shenjave të gishtrinjve janë instaluar tashmë në të gjitha drejtoritë. Këto aparate janë të lidhura direkt me sistemin e ministrisë së rendit, ku do të verifikohen shenjat e gishtrinjve dhe nëse çdo gjë është në rregull, do të prodhohet leja biometrike. Pas prodhimit, leja do të dërgohet në drejtorinë ku ka bërë aplikimin emigranti dhe aty do t’i dorëzohet.

Ndaje me miqte