0030 210 33 18 483

Fëmijtë e lindur jashtë Greqisë përfitojnë leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme

06 Shkurt 2016

do fëmijë, që prindërit e tij jetojnë në Greqi ka te drejtë dhe ai të pajiset me leje qëndrimi. Sipas qarkores e re“fëmijtë e mitur, pavarësisht nëse u futën në Greqi me ose pa vizë hyrëse, më herët apo më vonë nga miratimi i lejes së qëndrimit për prindin, aplikojnë për t’u pajisur me leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme dhe kërkesa paraqitet nga prindi apo personi që e ka fëmijën në kujdestari”. Zyra jonë merr përsipër çështje të tilla dhe mund t’ju sigurojmë lejen e qëndrimit. Lejet e qëndrimit që u akordohen të miturve, kanë vlefshmëri kohore të barabartë me atë të prindit apo kujdestarit dhe rinovohen si lejet për bashkim familjar. Leje qëndrimi për arsye të jashtëzakonshme. Kush ka të drejtë të aplikojë në periferi Këtë të drejtë e kanë gjithë shtetasit e vendeve të treta që kishin një leje të rregullt qëndrimi gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, apo pesë vjet qëndrim të ligjshëm gjithashtu gjatë dhjetë viteve të fundit, para aplikimit për lejen e jashtëzakonshme. Vihet në dukje se nuk ka rëndësi se çfarë leje qëndrim i ishte (p.sh., për punë të varur, punë sezonale, studime); dhe gjithashtu nuk ka rëndësi nëse leja e qëndrimit i ishte dorëzuar aplikantit. Nëse dëshironi duke marrë parasysh edhe uljen 15% që zyra jonë ofron për të gjithë klientët që prezantohen nëpërmjet gazetës Tribuna, me një prokurë (eksusiodotisi) ne mund të bëjmë të gjithë veprimet për ju këtu në Athine, dhe procedurat të realizohen në një kohëzgjatje më të shkurtër. Disa raste që Zyra jonë merr përsipër dhe mund t’ju sigurojmë lejen e qëndrimit janë: -Poseduesit e vërtetimit të posaçëm (idiki veveosi diamonis)nëse kanë patur qoftë dhe një leje të rregullt qëndrimi që nuk u është anuluar. -Poseduesit e buletinit të aplikimit për azil. -Poseduesit e lejeve të rregullta të qëndrimit që janë anuluar para se të bëhej rinovimi i tyre (p.sh., leje qëndrimi provizore 6 mujore, leje qëndrimi e akorduar sipas nenit 91 të ligjit 3386/05, apo nenit 18 të ligjit 3536/07, leje fillestare për punë të varur, leje fillestare për studime, etj.). -Poseduesit e lejeve të qëndrimit që ishin akorduar apo zgjatur me dispozitat e neneve 65 dhe 66 të ligjit 2910/01, që kishin bërë kërkesë për rinovim e cila iu refuzua, pasi ato leje nuk u përfshinë në regjimin e zgjatjeve të afatit dhe rrjedhimisht vlefshmëria e tyre skadoi para vitit 2005. Për më shumë drejtohuni te Zyra e Avokatisë Dedes & Associates, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte