0030 210 33 18 483

Financial Times: Greqia rikthehet në tregjet financiare duke shfrytëzuar besimin në rritje të investitorëve

t 27 Korrik 2017

“Greqia u rikthye në tregun e obligacioneve për herë të parë pas tre vjetësh, duke shfrytëzuar besimin në rritje të investitorëve për rimëkëmbjen ekonomike, me një shkëmbim që shënon një hap të mëtejshëm në drejtim të daljes nga programi i ndihmës”, vë në dukje gazeta britanike Financial Times. Gazeta vë më tej në dukje se “interesi i obligacionit u fiksua në 4,62%, më e ulët nga ajo 4,8% që ishte ofruar në fillim. Pjesëmarrësit në këtë transaksion e vlerësuan këtë nivel interesi si shenjë të besimit të rritur të investitorëve për Greqinë”, vazhdon FT. Financial Times citon ekspertin Nicholas Wall, sipas të cilit, një rikthim i Greqisë në tregjet financiare është në interes të të gjithëve, pasi do të ndihmojë vendin të dalë nga programi i ndihmës, duke kufizuar rrezikun e një krize tjetër të Eurozonës, atëherë kur do të përfundojë paketa e ndihmës, në 2018.

Ndaje me miqte