0030 210 33 18 483

Fituesit për 52 bashki ASHE fiton 40 APPD 13

23 Qershor 2015

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar për 54 bashki, të cilat kanë përcaktuar deri më tani verdiktin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e 21 qershorit. Në 40 prej tyre kanë fituar kandidatët Aleancës për Shqipërinë Europiane (ASHE), ndërsa në 13 fitues janë kandidatët e Aleancës Për Punë dhe Dinjitet (APPD), dhe një i partisë së minoritetit grek "Mega". Pas Korçës dhe Lushnjes koalicioni i majtë ka marrë 3 nga bashkitë e mëdha të vendit. Fitorja e ASHE-së konfirmohet në Elbasan, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa është çështje kohe zyrtarizimi i fitores në Vlorë. Në Elbasan, Qazim Sejdini ka siguruar rreth 15 mijë vota më shumë se rivali i tij, Ardjan Turku. Në Gjirokastër, Zamira Rami, ka një avantazh prej 1800 votash. Me mbi 10 mijë vota avantazh, Armand Subashi shpallet fitues i Bashkisë së Fierit, ndërsa në Vlorë, Dritan Leli i ASHE-së ka një avantazh prej 18400 mijë votash ndaj rivalit të tij, Genc Deromemajt, kur ka mbetur vetëm kutia e fundit për t'u numëruar. Në Shkodër, ku janë numëruar 124 nga 245 kuti, Voltana Ademi udhëheq me rreth 6280 mijë vota avantazh ndaj Keti Bazhdarit. Suprizë mund të konsiderohet rezultati i Malësisë së Madhe, ku udhëheq me rreth 320 vota kandidati i së majtës. Edhe në Lezhë, kandidati i Partisë Demokratike udhëheq me rreth 4100 vota ndaj kandidatit të së majtës, Viktor Tushaj, kur kanë mbetur edhe 2 kuti nga fundi. Në Durrë, kur kanë mbetur edhe 66 kuti për t’u numëruar nga 310 në total, Dako prin me 7150 vota ndaj Grida Dumas. Shënim: Rezultatet i përkasin orës 09,00 (sipas orës së Shqipërisë) të së martës, 23 qershor. Bashkite e fituara nga ASHE 1. Poliçan, Adriatik Zotkaj 2. Skrapar, Nesim Spahiu 3. Pukë, Gjon Gjonaj 4. Fushë-Arrëz, Fran Tuçi 5. Has, Adem Lala 6. Delvinë, Rigles Balili 7. Kolonjë, Arben Malo 8. Libohovë, Luiza Mandi 9. Belsh, Arif Tafani 10. Himarë, Jorgo Goro 11. Cërrik, Altin Toska 12. Konispol, Shuaip Beqiri 13. Pustec, Edmond Themelko 14. Mirditë, Ndrec Dedaj 15. Roskovec, Majlinda Bufi 16. Ura Vajgurore, Juliana Memaj 17. Gramsh, Luljeta Dollani 18. Sarandë, Floriana Koka 19. Rrogozhinë, Beqir Nuredini 20. Korçë, Sotiraq Filo 21. Peqin, Saimir Hasalla 22. Tepelenë, Tërmet Peçi. 23. Kurbin, Artur Bardhi 24. Lushnje, Fatos Tushe 25. Këlcyrë, Klement Ndoni 26. Shijak, Ardian Kokomani 27. Memaliaj, Durim Rroshi 28. Fier, Armando Subashi 29. Gjirokastër, Zamira Rami 30. Elbasan, Qazim Sejdini 31. Librazhd, Kastriot Gurra 32. Patos, Rajmonda Balilaj 33. Divjakë, Fredi Kokoneshi 34. Maliq, Gëzim Topçiu 35. Vlorë, Dritan Leli 36. Bulqizë, Melaim Damzi 37. Kuçovë, Selfo Kapllani 38. Dibër, Shukri Xhelili 39. Prrenjas, Miranda Rira 40. Kavajë, Elvis Roshi Bashkite e fituara nga APPD 1. Klos, Basir ?upa 2. Tropojë, Besnik Dushaj 3. Përmet, Niko Shupuli 4. Mat, Nezir Rizvani 5. Selenicë, Përparim Shametaj 6. Vorë, Fiqiri Ismaili 7. Pogradeci, Eduart Kapri 8. Vau i Dejës, Zef Hila 9. Kukës, Bashkim Shehu 10. Mallakastër, Agron Kapllanaj 11. Dropull, Arqile Deçka 12. Devoll, Bledjon Nallbati 13. Lezhë, Fran Frrokaj Bashkia e Finiqit fitohet nga Mega, Leonidha Kristo.

Ndaje me miqte