Flash historik: Nga Baker te Kerry në një çerek shekulli 5 sekretarë amerikanë
13 Shkurt 2016
John Kerry është sekretari i pestë i Shtetit i cili viziton Shqipërinë. E para vizitë, është ajo e vitit 1991 e sekretarit James Baker, kur Shqipëria ndodhej ende në sundimin e PPSH. Më 22 qershor, Baker kishte folur në sheshin Skënderbej në Tiranë, para dhjetra mijëra shqiptarëve të ekzaltuar që gati e mbajtën në duar makinën që po e sillte zyrtarin e lartë amerikan nga Rinasi në qendër. (Një pritje që e kishte lënë “pa mend” Bakerin dhe shoqëruesit e tij, por edhe disa shqiptarë që gjithashtu ishin entusiazmuar nga vizita, por nuk kishin fluturuar!...).
Nëntë vjet më vonë, në 2000, ishte radha e Madeleine Allbright dhe pas saj (2003) sekretari i shtetit i administratës Bush, Colin Powell, n jë vizitë që hodhi bazat e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në nëntor 2012 pretendentja që të kandidojë për postin e presidentit të SHBA, Hillary Clinton, erdhi në Tiranë si sekretare e shtetit, në vazhdim të të një turneu në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synonte nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në këtë rajon.
Padyshim, ngjarja më kulmore në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane është vizita në qershor 2007 e presidentit të atëhershëm George W. Bush, i cili nga Tirana paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.
Tribuna
Ndaje me miqte