Fofi Gennimata zgjidhet kryetare e PASOKut
15 Qershor 2015
Angazhimin e saj për rithemelimin e PASOK-ut ka theksuar Fofi Gennimata, menjëherë pas konfirmimit të fitores së saj në zgjedhjet për kreun e Lëvizjes Socialiste Panehlenike (PASOK).
Genimata falënderoi mijërat e qytetarëve që me votën e tyre i dhanë një mandat të pastër për një fillim të ri. Ajo gjithashtu falënderoi kryetarin në largim, Evangelos Venizelos për kontributin në shërbim të vendit dhe të partisë, si dhe dy rivalët e saj në zgjedhje, Andreas Loverdos dhe Odysseas Konstantinupulos.
“Marr përsipër përgjegjësinë e drejtimit të partisë, me vetëdije absolute për vështirësitë. Besoj se mund të bëhemi sërish të fuqishëm, sërish krenarë, të rinovojojmë lidhjet tona me shoqërinë. Doi të rithemelojmë dhe ndryshojmë PASOK-un. Avancojmë me ndjenjë kolektive dhe me vlerat e socialdemoracisë për një Greqi me solidaritet, me drejtësi sociale dhe zhvillim, duke mbajtur të qëndrueshme perspektivën europiane”, theksoi Gennimatas, që bëhet kryetarja e pestë në historinë e PASOK-ut (pas Andreas Papandreut, Kostas Simitisit, Jorgos Papandreut dhe Evangelos Venizelosit).
Tribuna
Ndaje me miqte