0030 210 33 18 483

Fondacioni Onasis bursa për kolegjin grekoshqiptar Arsakeio të Tiranës

19 Maj 2016

Kolegji greko-shqiptar Arsakeio e Tiranës, themeluar prej Fondacionit Filekpedheftiki, i cili kremton këtë vit 180-vjetorin e funksionimit të Shkollave Arsakeia (jofitimprurëse), njofton se Fondacioni i Bamirësisë Aleksandros Onasis ofron për nxënësit e Kolegjit greko-shqiptar Arsakeio e Tiranës: - Tri (3) bursa për nxënësit/et e shkëlqyer të shkollave publike që gjatë vitit shkollor 2016-2017 do të studiojnë në klasën X, duke i përjashtuar nga çdo lloj detyrimi financiar për gjithë kohështrirjen e studimeve të tyre gjatë viteve të gjimnazit. Përzgjedhja do të bëhet pas fazës së parë, pra provimit me shkrim në lëndët e Gjuhës shqipe dhe Matematikës, i cili do të realizohet në datën 28 maj, ora 10 paradite si dhe fazës së dytë, pra intervistës së nxënësve që kaluan me sukses provimet, e cila do të realizohet në datën 4 qershor, ora 10 paradite. Për pjesëmarrjen në provime do të jetë i nevojshëm parashtrimi i kërkesës së regjistrimit të të interesuarit, që mund të bëhet në formë elektronike në adresën albania@arsakeio.gr ose pranë sekretarisë së shkollës (Lundër-Sauk) deri në datën 24 maj 2016. Tel.: 048810210. - Pesëmbëdhjetë (15) bursa (ulje 50% për vetëm 1 vit) për nxënësit e shkëlqyer të Kolegjit greko-shqiptar Arsakeio e Tiranës (do të merren parasysh dhe rezultatet e tyre në Gjuhën greke) për nxënës të klasave V dhe IX duke u bazuar në rezultatet e tyre në mësime. - Dymbëdhjetë (12) çmime në formë monetare për nxënës të Kolegjit greko-shqiptar Arsakeio e Tiranës, duke u bazuar në arritjet e tyre në njohjen ë Gjuhës greke.

Ndaje me miqte