Francë makina futet në një piceri duke vrarë një 12 vjeçare
15 Gusht 2017
Autoritetet franceze thanë se një makinë u fut në një piceri në qytezën Sept-Sorts në lindje të Parisit, duke lënë të vdekur një vajzë 12 vjeçare dhe duke plagosur disa të tjerë.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Pierre-Henry Brandet, tha se shoferi qëllimisht goditi darkuesit, por shenjat e para nuk lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një akt terrorizmi. Policia e arrestoi shoferin.
"Nuk mund t'ju them se terrorizmi është përjashtuar, por nuk është linja kryesore e hetimit aktualisht. Dëshmitë e para nuk flasin për terrorizëm", i tha ai televizionit BFM.
Ai më pas i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se burri ishte një 32 vjeçar në depresion.
Oficerët e xhandarmërisë kombëtare bllokuan vendin e ngjarjes dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mos pengojnë operacionin.
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon një makinë të tipit BMW ngjyrë hiri të rrethuar nga tryeza të përmbysura para restorantit.
Zëdhënësi Brandet tha se pesë të plagosur po trajtohen në spital me plagë të rënda. Tetë të tjerë pësuan plakë të lehta.
"Të gjithë që ishin ne tarracën e restorantit u goditën", i tha televizionit BFM një dëshmitar.
Një burim i policisë tha se shoferi jetonte në një fshat afër Sept-Sorts, rreth 41 kilometra në lindje të Parisit dhe të shtunën kishte provuar të kryej vetëvrasje.
Incidenti ndodhi më pak se një javë pasi që një algjerian u arrestua nën dyshimet se qëllimisht goditi me makinë një grup ushtarësh në Paris duke plagosur gjashtë syresh.
Ndaje me miqte