0030 210 33 18 483

Francë 2016 lista e 27 lojtarëve të Gjermanisë

20 Maj 2016

Kapiteni Bastian Scheweinsteger dhe Lukas Podoslki përfshihen në listën e 27 lojtarëve që prezantoi traineri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, për në finalet e Euro 2016 që do të zhvillohen në Francë. Në listë bien në sy edhe emrat e lojtarëve të rinj si Sane, Kimmich apo Weigl. Vihet në dukje se kjo është lista e parë, e cila do të shoshitet për të arritur në listën përfundimtare, me 23 lojtarët, e cila do të duhet të publikohet brenda datës 31 maj. Në rast se Lukas Podolski (127 ndeshje me përfaqësuesen) do të përfshihet në listën përfundimtare, Euro 2016 do të jetë kompeticioni i shtatë i madh ndërkombëtar që ai merr pjesë. Gjithashtu, përfshirja në listën përfundimtare do të jetë një rikthim i fuqishëm edhe për Mario Gomezin, i cili ishte ishte lënë jashtë Botërorit 2014 në Brazil. Më poshtë vijon lista me 27 lojtarët: Portiere: Manuel NEUER (Bayern Munich), Marc-André ter Stegen (Barcelona), Bernd Leno (Leverkusen) Mbrojtes: Jerome BOATENG (Bayern Munich), Mats HUMMELS (Dortmund), Shkodran MUSTAFI (FC Valence/SPA), Jonas HECTOR (Keln), Emre CAN (Liverpool/ANG), Antonio RUDINGER (AS Roma/ITA), Sebastian RUDY (Hoffenheim), Benedikt HOWEDES (Schalke 04). Mesfushorë: Karim BELLARABI (Leverkusen), Julian DRAXLER (Wolfsburg), Sami KHEDIRA (Juventus/ITA), Toni KROOS (Real Madrid/SPA), Thomas MULLER (Bayern Munich), Mesut OZIL (Arsenal/ANG), Lukas PODOLSKI (Galatasaray/TUR), Marco REUS (Dortmund), André SCHURRLE (Wolfsburg), Bastian SCHWEINSTEIGER (Manchester United/ANG), Julian WEIGL (Dortmund), Julian BRANDT (Leverkusen), Joshua KIMMICH (Bayern Munich) Sulmues: Mario GOMEZ (Besiktas/TUR), Mario GOTZE (Bayern Munich), Leroy SANE (Schalke). Tribuna

Ndaje me miqte