0030 210 33 18 483

Futbollisti turk me prejardhje shqiptare azil politik në Greqi?

TRIBUNA 26 Gusht 2016

Shtatë qytetarë turq kanë hyrë orët e fundit në Greqi, ku pritet të kërkojnë azil politik. Në Greqi flitet se është strehuar gjithashtu edhe futbollisti i njohur me prejardhje shqiptare, Arif Erdem. Sipas mediave greke, një familje ka mbërritur me varkë përmes lumit Evros që kalon përgjatë kufirit të Greqisë me Turqinë. Ata janë arrestuar nga policia greke për hyrje të paligjshme në vend dhe po mbahen në Aleksandropolis. Familja përbëhet nga dy prindërit, që kanë deklaruar se janë pedagogë universiteti, të përndjekur pas tentativës për grusht shteti dhe se jeta e tyre rrezikohet në Turqi. Prandaj bashkë me dy fëmijtë e tyre duan të aplikojnë për strehim politik në Greqi. Në ishullin Rodos kanë mbërritur tre biznesmenë, prej të cilëve vetëm njeri kishte pasaportë të vlefshme. Edhe ata janë arrestuar dhe pritet të aplikojnë për azil politik, pasi sipas mediave greke, kanë deklaruar se janë mbështetës të Fetullah Gulenit. Të enjten, mediat turke spekuluan se në Greqi ka shkuar edhe ish futbollisti i njohur i Gallatasarajit dhe i përfaqësueses turke, Arif Erdem, i cili ka prejardhje shqiptare. Prokuroria turke ka nxjerrë një urdhër arresti për Erdem dhe dy ish futbollistë të tjerë, Ismail Demiriz dhe Ugur Tutunejer, që akuzohen për lidhje me mbretin e futbollit turk, Hasan Sukur, gjithashtu i shpallur në kërkim pas tentativës për grusht shteti. Prej më shumë se një muaji në Greqi ndodhen edhe tetë ushtarakë turq, që u larguan me helikopter nga Turqia menjëherë pas tentativës së 15 korrikut. Javën e kaluar, autoritetet greke filluan shqyrtimin e aplikimeve të tyre për azil politik, një procedurë që parashikohet të zgjasë me muaj.

Ndaje me miqte