0030 210 33 18 483

Gafa e pilotit: avioni niset për Malajzi dhe ulet në Australi!

Tribuna 09 Shtator 2016

Një pilot i kompanisë ajrore AziaAir ka gabuar koordinatat duke bërë që avioni me 212 pasagjerë, nga Kuala Lumpur i Malajzisë që kishte destinacionin, të ulej në Melburn, Australi. Një avion me 212 pasagjerë në bord i nisur nga Sidnej dhe që duhej të mbërrinte në Kuala Lumpur, në Malajzi, është ulur në Melburn, duke fluturuar në një drejtim krejtësisht ndryshe nga ai i duhuri. Sipas CNN, gabimi erdhi si pasojë e koordinatave të komunikuara nga piloti i cili, kur e kuptoi që kishte gabuar drejtim, nuk mund të ndryshonte më parametrat. Incidenti ka ndodhur me një avion të kompanisë me kosto të ulët në mars të 2015-ës, por është bërë publik vetëm tani pas daljes së rezultateve të një hetimi nga ana e zyrës për sigurinë e fluturimit në Australi, enti australian për sigurinë e transportit. Sipas hetimit, gabimi është bërë në futjen manuale të koordinatave, një detyrë që normalisht i takon pilotit, por që për një keqkuptim si pasojë e cilësisë së keqe të audios në kufje, u bë nga komandanti. Ky i fundit ka futur të dhëna që lexonte në një letër jashtë kabinës së pilotimit. Rezultati ishte një gabim prej 11 mijë kilometrash, që i ka krijuar probleme sistemit të fluturimit të avionit dhe duke ndezur të gjitha sinjalet e alarmit, vizualë dhe audio. Por pavarësisht kësaj ekuipazhi i avionit e ka kuptuar ndryshimin e itinerarit vetëm kur avioni ishte në ajër tashmë. Pasi e kuptuan gabimin piloti dhe komandanti u përpoqën të rregullojnë situatën, por ishte shumëvonë. Ekuipazhi kërkoi të kthehej sërish në Sidnej, por as kjo nuk mund të bëhej. Kështu që u detyrua të ulej në Melburn, ku qëndroi për tri orë para se të nisej për në Kuala Lumpur.

Ndaje me miqte