0030 210 33 18 483

Gazeta greke &ldquoKathimerini&rdquo shkrim për turizmin në Shqipëri

TRIBUNA 10 Korrik 2016

Shqipëria promovohet si alternativa më e lirë turistike dhe operatorët në vendin fqinj dëshirojnë që vendi i tyre të bëhet si Greqia në fushën e turizmit. Kështu vë në dukje gazeta greke Kathimerini, në një shkrim që titullohet “Shqipëria e kthen vështrimin nga turizmi”. Gazeta u referohet të dhënave zyrtare, sipas të cilave, Shqipërinë e vizituan vitin e kaluar 3 milionë turistë. Vlera e ulët e lekut, rrugët e reja që lidhin zonat e Shqipërisë me Greqinë dhe Kosovën, si dhe brigjet pak a shumë të pashfrytëzuara të Adriatikut e bëjnë turizmin shqiptar në një sektor që premton shumë, të ekonomisë shqiptare, nënvizon Kathimerini. Gazeta citon ministren e ekonomisë, Milva Ekonomi, sipas të cilës janë krijuar paketa mikste me Greqinë, të cilat kombinojnë pushimet në Korfuz apo Janinë, me vizita turistike në Shqipërinë e Jugut. Vendi duket se nuk shquhet për turizëm masiv dhe komplekse turistike me kapacitete të mëdha, mirëpo ka mundësi për zhvillimin e turizmit alternativ, falë maleve dhe gastronomisë që disponon, shënon Kathimerini. Sipas gazetës greke, edhe Bashkimi Europian konstaton shanse pozitive për turizmin në Shqipëri. Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin thotë se “duhet të konsolidohet menaxhimi i saktë i produktit turistik, para se të shkatërrohet mjedisi natyror”. Kathimerini citon sërish ambasadoren e Bashkimit Europian, sipas të cilës prioriteti i Brukselit është luftimi i korrupsionit. “Në thelb, 1/3 e institucioneve ekzistuese duhet të ndryshojnë”, nënvizon Vlahutin, e cila nuk mund të përcaktojë se kur do të mund të fillojnë negociatat e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Korrupsioni duket se prek gjithë shpqërinë, që nga gjykatësit, ministrat dhe partitë politike e deri tek mjekësët dhe arsimtarët, vëren Kathimerini, duke shtuar që këto ditë pritet të paraqitet në parlament drafti për reformën e sistemit gjyqësor. Tribuna

Ndaje me miqte