0030 210 33 18 483

Gazetari i njohur anglez Paul Mason: &ldquoFMN u kap me presh në duar&rdquo

03 Prill 2016

Me një artikull që titullohet “FMN komploton një incident të ri kreditimi në Greqi. Neoliberalizimi nuk e rruan, Pjesa II”, gazetari i njohur anglez, Paul Mason (Pol Meison) akuzon Fondin Monetar Ndërkombëtar se po komploton që të godasë me doktrinën e shock-ut, jo vetëm në Greqi, por në gjithë Europën. Artikulli u publikua në portalin medium.com, pasi Wikileaks bëri publike përmbajtjen e telekonferencës së tre zyrtarëve të FMN me temë Greqinë. Pavarësisht se Mason është i njohur për pikëpamjet e tij të majta (në fakt, ai e karaktrizon veten si “social demokrat radikal”), ai mbetet gjithashtu një nga gazetarët më të respektuar në Europë dhe mjaft shkrime të tij përkthehen menjëherë në shumë gjuhë. I gjithë artikulli i gazetarit Paul Mason: FMN u kap me presh në duar duke komplotuar me qëllim që të inskenojë një incident kreditimi, i cili e sjell Greqinë në buzë të falimentimit, duke përdorur si pretekst referendumin britanik për dalje nga BE. Jo, nuk është fjala për kompletin e filmit të ardhshëm të james Bond. Eshtë teksti i transkriptimit të një telekonference ndërmjet shefit të negociatorëve të FMN-së Paul Thomsen dhe shefes së misionit të FMN në Athinë, Delia Velculescu. Siç u publikua nga Wikileaks, dialogu u realizua në Athinë, pak para largimit të FMN nga negociatat që kanë për qëllim të japin dritën jeshile për vlerësimin e programit grek. Situata është kjo: FMN nuk beson se elementët financiarë që përdorin Greqia dhe Komisioni Europian, me qëllim që të avancojnë në finalizimin e vblerësimit dhe vazhdimin e programit. Në të njëjtën kohë, KE nuk mundet të avancojë pa FMN-në, pasi këtë nuk do ta lejojë Budestagu, parlamenti gjerman. Teksa po zihen për shifrat, Thomsen e Velculescu dëgjohen se si shqyrtojnë nëse “do ta mbysin” raportin e ardhshëm të FMN-së lidhur me qëndrueshmërinë e borxhit grek. Kjo është një pikë kyçe, sepse FMN thotë që pranon të nënshkruajë vetëm një marrëveshje që përmban reduktim të borxhit, ndërsa gjermanët nuk e pranojnë. Atëherë Thomsen hedh një bombë: THOMSEN: “farë na sjell të gjithëve në pikën e marrjes së vendimit? Në të kaluarën pati vetëm një herë kur u mor një vendim dhe kjo ndodhi kur (grekët) rrezikuan seriozisht të mbeteshin pa para dhe të falimentojnë. Saktë?”. VELCULESCU: “Saktë!”. THOMSEN: “Dhe sipas gjasave, kjo është që do të ndodhë përsëri. Në këtë rast, kjo do të shkojë deri në korrik dhe gjithsesi europianët nuk kanë për të marrë asnjë vendim një muaj para referendumit britanik për Brexit (dalja apo jo nga BE); dhe kështu, do të duan të bëjnë një pushim dhe të fillojnë sërish pas referendumit (britanik) për Europën”. Velculescu propozon të bëhet diçka në prill. Thomsen përgjigjet: THOMSEN: “Po kjo nuk është incident. Kjo nuk ka për t’i detyruar... Ky diskutim mund të vazhdojë për shumë kohë. Dhe i ndihmojnë për këtë. Përse i ndihmojnë? Sepse nuk janë afër një incidenti, çfarëdo që të jetë ky”. VELCULESCU: “Pajtohem që nevojitet mnjë incident, por nuk e di se çfarë munds të jetë ky?”. Këtu më lejoni që të deshifroj. Një “inciodent” është një krizë monetare që do ta sjellë Greqinë parnaë falimentimit. Pikërisht si edhe vitin e kaluar, kur u mbyllën bankat dhe miliona njerëz u përballën me katastrofën ekonomike dhe psikologjike. Vetëm se kësaj here FMN kërkon ta imponojë katastrofën në një vend i cili po mikpret mijëra refugjatë dhe ka ndërmarrë një nga misionet më të komplikuara dhe juridikisht të dyshimta në kohët moderne, të mbrojtjes së kufijve. Qeveria greke është e zemëruar: “nuk do të lejojmë FMN-në që të luajë me zjarrin”, më tha një burim. Mirëpo çështja gjendet përtej durave greke. Në fund Thomsen aludon se vetëm Komisioni Europian dhe në analizë të fundit qeveria gjermane mund të vendosin për të respektuar kushtet e marrëveshjes që bënë për të mbështetur financiarisht Greqinë korrikun e vitit të kaluar. Biseda (e publikuar nga Wikileaks), megjithëse u prit me indinjatë dhe skepticizëm në Greqi, do të bjerë si bombë në Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, sepse ato janë që mbajnë më shumë se 300 miliardë nga borxhi grek. Atëherë, kemi të bëjnë me gjithë Europën, të cilën FMN po komploton që ta godasë me doktrinën e shock-ut. Nga biseda del qartë se FMN është bërë si një kënd lojrash për tekanjozët e fandaksur të neoliberalizmit. Të fantazosh sikur sjell sërish në buzë të falimentimit një demokraci të brishtë, zbulon nivelet e mospërfilljes për prosperitetin e njerzëve dhe sovranitetin e shteteve, që është e papajtueshme me organizimin demokratik. Dëshmohet edhe një herë tjetër se thelbi i doktrinës ekonomike që udhëheq elitën botërore është vendosmëria e saj për të mos dhënë asnjë dysh për njerëzit e vërtetë, por për të imponuar doktrinën e tyre, edhe sikur kjo të kushtojë me rrëzimin e një shteti. Burimi: https://medium.com/mosquito-ridge/imf-plots-new-credit-event-for-greece-534b4b300318#.yqgy0c713 Tribuna

Ndaje me miqte