0030 210 33 18 483

Gjendet i vdekur konsulli i Rusisë në Athinë

TRIBUNA 10 Janar 2017

Konsulli i Rusisë në Athinë është gjetur i vdekur pasditen e të hënës, në apartamentin e tij në rrugën Irodu Atiku, në zonën ku ndodhet edhe selia e kryeministrisë greke. 55 vjeçari Andrei Malanin, shef i shërbimit konsullor në ambasadën ruse, u gjet i vdekur nga një nëpunës i ambasadës. Malanin nuk ishte paraqitur në punë të hënën dhe bashkëpunëtorët e toij u shqetësuan. Kur u futën në apartamentin e tij gjetën trupin pa jetë, ndërsa çelësat ndodheshin në pjesën e brendshme të portës së apartamentit. Në vendngjarje shkuan menjëherë forca policore dhe një ekip mjekësh ligjorë. Vlerësohet se shkaqet e vdekjes së diplomatit rus janë natyrale. Mirëpo një përgjigje të saktë do të japë autopsia, rezultatet e së cilës do të shpallen ndoshta të martën apo të mërkurën.

Ndaje me miqte