0030 210 33 18 483

Gjendje kaotike me lejet e qëndrimet. Takimet e janarit shtyhen për në mars!

Tribuna 30 Janar 2018

Po bëhen tri javë që sistemi kompjuterik i drejtorive të emigracionit ne gjithe Greqine nuk funksionon dhe gjithë shërbimet kanë pezulluar punën. Kjo ka krijuar një gjendje kaosi, e cila dita-ditës do të përkeqësohet, duke rikthyer momente të periudhës 2001-2007 që mendonim se kishin marrë fund një herë e përgjithmonë. Vitin e fundit dukej se diçka e mirë po ndodhte me lejet e qëndrimit. Nuk kishte shumë vonesa dhe shumica e drejtorive shfaqnin përmirësime të ndjeshme në mënyrën e shërbimit ndaj emigrantëve. Mirëpo, ajo proverba që “kur bën dasmë fukaraja, çahet daullja”, duket se mbetet përherë aktuale për emigrantët në Greqi e sidomos për shqiptarët, që përbëjnë edhe shumicën dërrmuese. Siç vë në dukje drejtori i drejtorisë së shtetasve të huaj dhe emigracionit Athinë A, Ilias Hronopulos, “nuk dihet se kur do të riparohet defekti” dhe sistemi të funksionojë sërish. Sipas zotit Hronopulos, “kjo do të bëjë që qytetarë të cilëve u ka skaduar leja e qëndrimit p.sh., në dhjetor 2017, të paraqesin kërkesën për rinovim pas pashkës 2018”, domethënë pas dhjetëditëshit të parë të prillit. Siç konstaton me të drejtë drejtori i drejtorisë Athinë A, “Qytetarët e huaj (emigrantët), nuk kanë asnjë borxh që të bëhen të paligjshëm, të humbasin punën dhe siguracionin”. E vetmja zgjidhje provizore që duhet të japë ministria e politikës së emigracionit, sugjeron Hronopulos, është që të jepet një shtyrje për të paktën gjashtë muaj për gjithë lejet e qëndrimit. Në pritje të reagimit nga ministria, nuk na mbetet veçse të informojmë lexuesit mbi data e reja të takimeve që ishin mbyllur dhe nuk u realizuan (për shkak të prishjes së sistemit). Më poshtë po publikojmë njoftimet e bëra nga drejtoritë e shtetasve të huaj dhe emigracionit, Athinë A dhe ajo e Atikës Veriore dhe Lindore Athinë A Shërbimi ynë do të qëndrojë i mbyllur të mërkurën 31 janar 2018, të enjten, 1 shkurt 2018 dhe të premten, 2 shkurt 2018, për shkak të mosfunksionimit të sistemit kompujterik në gjithë Greqinë. Takimet e mbyllura në shërbimin tonë shtyhen si më poshtë: E hënë, 22/01/2018, shtyhet për 09/02/2018, e premte E martë, 23/01/2018, shtyhet për 16/02/2018, e premte E mërkurë 24/01/2018 shtyhet për 23/02/2018, e premte E enjte, 25/01/2018 shtyhet për 02/03/2018, e premte E hënë, 29/1/2018, shtyhet për 09/03/2018, e premte E martë, 30/1/2018, shtyhet për 16/03/2018, e premte E enjte, 18/01/2018, shtyhet 23/3/2018, e premte E mërkurë, 31/01/2018, shtyhet për 30/3/2018, e premte E enjte, 01/02/2018, shtyhet për 13/4/2018, e premte. Për më shumë informacion lidhur me funksionimin e shërbimit tonë, mund të klikoni në adresën e mëposhtme: htpp://www.apdattikis.gov.gr/ Drejtoria e shtetasve të huaj dhe emigracionit, e Atikës Veriore dhe Lindore Pas njoftimit më të fundit nga Ministria e Politikës së Emigracionit për vazhdimin e problemeve teknike dhe mosfunksionimit të sistemit kompjuterik deri më 2 shkurt 2018, ju informojmë se takimet që ishin mbyllur më përpara transferohen si më poshtë: Takimet e datës 23/1 shkojnë për më 9/2 Takimet e datës 24/1 shkojnë për më 16/2 Takimet e datës 25/1 shkojnë për më 23/2 Takimet e datës 29/1 shkojnë për më 2/3 Takimet e datës 30/1 shkojnë për më 9/3 Takimet e datës 31/1 shkojnë për më 23/3 Takimet e datës 1/2 shkojnë për më 30/3 Takimet e datës 2/2 shkojnë për më 16/3. Orari është njëlloj si dhe më parë.

Ndaje me miqte