0030 210 33 18 483

Gjermanët: &ldquoShqipërisë debutuese i duhen gola për të ecur përpara&rdquo

17 Qershor 2016

Deri tani, Shqipëria e vogël ka marrë duartrokitje, por jo pikë në përpjekjet e saj në Euro 2016, dhe kjo mund të ndryshojë kundër Rumanisë, nëse shqiptarët kërkon të mënjanojë një eliminim të shpejtë, vëfren agjencia gjermane e lajmeve, DPA. LION, 17 qershor /ATSH-DPA/ - Dy ndeshje, dy humbje dhe asnjë gol i shënuar janë të dhënat e Shqipërisë në përfaqësimin e parë në Euro 2016, dhe këto statistika të thata nuk kanë sesi ta ndihmojnë skuadrën, që duhet të fitojë me Rumaninë, të dielën në Lion, për të arritur në fazën tjetër kualifikuese. Shqipëria humbi ndeshjen e parë të hapjes në grupin A kundër Zvicrës, me një gol në minutat e para dhe ndeshjen e dytë me Francën me dy gola në kohën shtesë. Mbi 180 minuta ajo u mbrojt mirë, luftoi fort dhe sulmoi, por nuk shënoi, pavarësisht një sërë rastesh për ta bërë. “Besoj se mund të kualifikohemi”, thotë trajneri Gianni De Biasi. “Mendoj se nëse jemi në gjendje të shënojmë, gjë që nuk e kemi bërë kundër Zvicrës dhe Francës, atëhere ne mund të marrim tri pikë dhe të kualifikohemi”, shton ai. Fitorja kundër Rumanisë mund të sjellë disa ditë ankthi për Shqipërinë për të parë nëse ajo do ta përfundojë kampionatin si një nga katër ekipet e treta të renditura më mirë për të kaluar në 16 ekipet më të mira të Evropës. Franca, deri tani me gjashtë pikë dhe Zvicra me katër, nuk mund të kapen më. De Biasi thotë se ekipi i tij duhet të jetë krenar për përformancën kundër një Frnace shumë të mirë, pavarësisht humbjes 0-2. “Ekipi im rezistoi mirë deri në fund, por nëse nuk shfrytëzon mundësitë dhe të shënosh gola, nuk mund të marrësh rezultat të madh”, thekson De Biasi. Edhe Rumania përballet me skenarin fitore ose eliminim, pasi një barazim e nxjerr atë në vendin e tretë me dy pikë, realisht e pamjaftueshme për të siguruar kalimin në turin tjetër. Fitorja mundëson që Rumania të ketë katër pikë, fakt që mund t’i rendisë të dytët, çka do të thotë një kualifikim automatik, me diferencë golash, nëse Franca mund Zvicrën në ndeshjen e radhës. “Shpresojmë të shënojmë dhe të kualifikohemi”, thotë ndihmëstrajneri Viorel Moldovan. “Duhet të tregojmë performancë të mirë. Mundësia jonë e vetme është fitorja”, shton ai. Rumania bëri një ndeshje të mirë kundër Francës, por humbi, ndërkohë që një gol i Admir Mehmedit u mohoi fitoren kundër Zvicrës. Ndeshja e saj e dytë kundër Zvicrës nuk ishte po aq e mirë sa e para, pasi zviceranët ushtruan presion dhe patën raste më të mira për të fituar. “Kishim dy pjesë loje plotësisht të kundërta”, tha trajneri Anghel Iordanescu pas ndeshjes me Zvicrën. “Kontrolluam topin, bëmë lojë, u organizuam mirë dhe shënuam në pjesën e parë. Kishim edhe raste të tjera për ta fituar ndeshjen”, shtoi ai. “Por, pjesa e dytë u dominua nga kundërshtarët, ne vuajtëm shumë dhe u përballëm me një presion të madh nga Zvicra”, përfundon Iordanescu.

Ndaje me miqte