0030 210 33 18 483

Gjermani hetime mbi dyshimet për spiunazh nga Turqia

30 Mars 2017

Drejtësia gjermane hapi një hetim kundër X mbi dyshimet për spiunazh nga ana e Turqisë kundër mbështetësve të predikuesit Fethullah Gülen në Gjermani duke hapur një front të ri në krizën gjermano-turke. ?ështja u zbulua nga një zyrtar i lartë rajonal gjerman, i cili konfirmoi se Ankaraja i kishte kërkuar Berlinit ta ndihmonte të spiunonte në Gjermani 300 persona dhe organizata që mendohen si të afërt me lëvizjen Gulen. Kjo organizatë është akuzuar nga pushteti turk për grushtin e shtetit të dështuar verën e kaluar. “Eshtë e qartë që shërbimet sekrete turke MIT spiunojnë personat që jetojnë në Gjermani”, theksoi ministri i Brendshëm i Basse-Saxe (veriperëndim), Boris Pistorius duke dënuar vullnetin paranojak të Turrqisë për të spiunuar në Gjermani mbështetësit e predikuesit të mërguar në SHBA. “Eshtë e padurueshme dhe e papranueshme”, theksoi Pistorius duke i kërkuar qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila ka pasur një mosmarrëveshje me Turqinë rreth fushatës për referendumin më 16 prill, të gjejë fjalët e duhura dhe të qarta përballë Ankarasë. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere nënvizoi se spiunazhi në Gjermani nga vende të treta ishte shkelje për ndjekje penale “Ne nuk pranojmë këto lloj aktivitetesh në territorin tonë”, nënvizoi ai.

Ndaje me miqte