0030 210 33 18 483

Gjermania &ldquoprish syrin e keq&rdquo dhe gjunjëzon Italinë në penallti

03 Korrik 2016

Pas një ndeshjeje tronditëse që zgjati më shumë se 120 minuta, Gjermania gjunjëzoi italianët, pas një procedure të tejzgjatur penalltish (6-5), duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Euro 2016. Eshtë hera e tretë që “Azzuri”-t eliminohen në këtë mënyrë nga vazhdimi i kampionatit europian. Gjermanët do të ndeshen më 7 korrik me fituesen e çiftit Francë-Islandë. U desh të gjuheshin plot 18 penallti që Gjermania të prishte traditën, apo më mirë “syrin e keq” dhe të triumfonte ndaj Italisë. “Pancerat” kaluan në avantazh në minutën e 65-të, por 13 minuta më vonë Bonucci barazon, pas një penalltie që shkaktoi Bateng. Gjermanët e filluan lojën nën peshën e traditës që nuk i favorizonte aspak, pasi kurrë më parë nuk i kishin fituar italianët në një turne final. Në tetë ndeshje kishin katër barazime dhe po kaq humbje. Loja ishte tepër e mbyllur, me dy kundërshtarët të tregonin hapur se i druheshin njeri-tjetrit. Përndryshe, rasti i parë që ia vlente, u shënua në minutën e 43-të, kur pas një lëmshi në portën italiane, topi mbërriti në këmbët e Thomas Muller, i cili gjuajti “për laraska”! Një minutë më vonë ishte radha e Italisë që të mbërrinte pranë golit, por gjuajtja e tij u devijua në goditje këndi. Në pjesën e dytë Gjermania u mundua të jetë më krijuese dhe në minutën e 54-t humbi një rast ideal, kur pas gjuajtjes së Gomez, Florenzi e hoqi topin nga vija fatale. Gjithsesi, presioni i gjermanëve i dha frytet e veta, në minutën e 65-të. Gomez pasoi shkëlqyeshëm te Hector; ky i serviri një top Ozilit i cili vetëm 5 metra përballë Bufonit nuk e pati të vështirë ta shtynte topin në rrjetë. Në 74’ Italia humbi rastin e parë në pjesën e dytë. Pelle kreu një gjuajtje brenda zonës, por topi kaloi jashtë. Tre minuta më vonë, Florenzi krosoi në zonë, gjuajtja me kokë e Chielinit përfundon në dorën e Boateng dhe... penallti! Gjuan Bonucci dhe shënon, edhe pse Neuer u hodh në krahun e duhur. Ky ishte goli i parë që pësuan “pancerat” në Euro 2016. Italianët e ngritën ritmin pas barazimit dhe për pak shënuan pas një kundërsulmi të bukur, ku Pele mori një pasë nga Eder dhe gjuajti fort, por jo kaq mirë sa duhej. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati dhe loja shkoi në shtesë 2 x 15 minuta. Pavarësisht dominimit gjerman, që kulmoi me një rast mjaft të pastër të Draxler-it në 107’, fati i kualifikimit do të vendosej në gjuajtjet nga pika e 11 metërshit... Aty u duk qartë se të gjithë lojtarët ndodheshin në një stres të jashtëzakonshëm. Kur përfundoi seti i parë i nga pesë gjuajtjeve, rezultati ishte i barabartë dhe prandaj u vazhdua, derisa i erdhi radha Josua Hector-it, pasi Damian kishte humbur penalltinë e katërt për italianët. Megjithëse Buffon e kuptoi krahun, topi i kaloi nën sqetull dhe në këtë mënyrë u vulos dhe finalja e kësaj supersfide të madhe: gjermanët vazhdojnë rrugën drejt titullit të ëndërruar, ndërsa italianë marrin rrugën e kthimit për në shtëpi. Penalltitë Gjermania Toni Kroos (+) Thomas Müller(-) Mesut Özil (-) Julian Draxler (+) Bastian Schweinsteiger (-) Mats Hummels (+) Joshua Kimmich (+) Jérôme Boateng (+) Jonas Hector (+) Italia Lorenzo Insigne (+) Simone Zaza (-) Andrea Barzagli (+) Graziano Pellè (-) Leonardo Bonucci (-) Emanuele Giaccherini (+) Marco Parolo (+) Mattia De Sciglio (+) Matteo Darmian (-) E shtunë, 2 korrik, 2016, Stade de Bordeaux - Bordo Gjermania (3-5-2): Neuer; Howedes, Boateng, Hummels; Kimmich, Khedira (Schweinsteiger 16 ), Kroos, Ozil, Hector; Muller, Gomez (Draxler 72). Gol: Ozil 65 Karton i verdhë: Hummels, Schweinsteiger Trainer: Joachim Low9 Italia (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini (Zaza 120); Florenzi (Darmian 86), Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio; Pelle, Eder (Insigne 108). Gol: Bonucci 78 Karton i verdhë: Sturaro, Parolo, Giaccherini, De Sciglio, Pelle Trainer: Antonio Conte Gjyqtar: Viktor Kassai (Hungari). Tribuna

Ndaje me miqte