0030 210 33 18 483

Gjithë veprimet për lejen e qëndrimit radha që duhet ndjekur

Tribuna 12 Janar 2018

Ministria e emigracionit ka publikuar udhëzime lidhur me shërbimin ndaj emigrantëve që aplikojnë për rinovimin dhe marrjen e lejeve të qëndrimit të kategorive të ndryshme. Për një pjesë të veprimeve nuk nevojitet fare mbyllja paraprakisht e takimeve; thjesht emigrantët duhet të paraqiten 15 ditë para skadimit të lejes së qëndrimit, apo afateve të tjera në varësi të tipit të lejes. Paraqitja e kërkesave Pritja e qytetarëve për kërkesat që janë në kompetencë të Ministrisë së Emigracionit do të bëhet në adresën: Agiu Dionisiu 5, Pire, me procedurën e mëposhtme: 1.Për rinovimin e lejeve të qëndrimit të të gjitha kategorive, kërkesat paraqiten pa mbyllur takim, 15 ditë para skadimit të lejes. 2.Kërkesat për rinovimin e lejeve të qëndrimit për azil humanitar (që janë dhënë nga shërbimi i azilit), gjithashtu paraqiten pa mbyllur takim, 15 ditë para skadimit. 3.Për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit për kategoritë: a) kuadro kompanish, b) investitorë, c) interes publik, d) për qëllime të posaçme (idiku skopu), paraqiten pas mbylljes së takimit në një datë që caktohet nga departamenti i kancelarisë (Agiu Dionisiu 5). 4.Për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit të partnerit të shtetasit grek apo shtetasit të BE, kërkesat paraqiten 15 ditë para skadimit të vizës hyrëse Shengen apo të afatit të hyrjes dhe qëndrimit me pasaportë biometrike (qëndrimi 90 ditor). 5.Për dhënien fillestare të lejes së qëndrimit (azil humanitar), pas rekomandimit nga komisionet e refugjatëve, kërkesat paraqiten pa mbyllur takim. Të interesuarit duhet të depozitojnë 15 ditë pafra skadimit të afatit të 90 ditëve nga data e dhënies së formularit përkatës. 6.Për dhënien e lejes fillestare të qëndrimit për kategoritë e prindërve të fëmijeve grekë që janë në programe terapie psikologjike, si dhe për dhënien e lejes fëmijeve të lindur në Greqi, kërkesat paraqiten vetëm çdo të premte. 7.Paraqitja e kërkesave për shtyrjen e fatit të largimit vullnetar, kërkesat për rishtypjen e lejeve të qëndrimit, informimi i shërbimeve për ndryshimin e pasaportës apo adresës së banimit, kërkesat për tërheqje të dosjes (paretisi), si dhe kërkesat për rinovim të lejes së qëndrimit për azil humanitar që ishin bërë në autoritetin policor para skadimit të tyre, paraqiten çdo ditë, pa mbyllur takim. 8.Vërtetimet Blu rinovohen pa mbyllur takim, 5 ditë para skadimit të tyre. Kërkesat për përshpejtimin dhe paraqitja e dokumentave plotësuese dërgohen me postë në departamentin e kancelarisë (tmima gramatiakis ipostiriksis) të drejtorisë së përgjithshme të politikës së emigracionit, në adresën Evaggelistrias 2, T.K. 10563, Athinë. Në rast se të interesuarit kanë nevojë për ndihmë teknike, mund të komunikojnë me email në adresën: metanet@ypes.gr Marrja në dorëzim Marrja në dorëzim e lejes së qëndrimit apo e vendimit refuzues (aporitiki apofasi), bëhen në departamentin e kancelarisë që ndodhet në adresën Evaggelistrias 2, në katin e 6-të, çdo ditë, nga e hëna në të premte dhe në orët 09,00 - 13,00.

Ndaje me miqte