0030 210 33 18 483

Goditet rrjeti i kokainës me fitime 15 milionë euro

Tribuna 04 Dhjetor 2017

Autoritetet greke thonë se kanë goditur një rrjet ndërkombëtar qe trafikonte kokaine, pas arrestimit të një personi me shtetësi serbe dhe kroate. 33 vjeçari Matija Matijasevic u arrestua të dielën në një banesë luksoze në lagjen bregdetare të Athinës, Varkiza. Matijasevic ishte vendosur në Athinë në fillim të muajit të kaluar, pasi më herët kishte udhëtuar në Ekuador, Brazil dhe Peru. Duket se detyra e tij ishte të ruante më shumë se një të tretën e kokainës, që t’u disponohej për festat e fundvitit përdoruesve VIP-a në Athinë dhe zona të tjera të Greqisë. Sipas dosjes së akuzës, njeri prej agjentëve të antidrogës ka deponuar që informatori i tij i kishte thënë se kokaina në fjalë shitej në tregun grek me 40.000 euro kilogrami. Autoritetet greke po kërkojnë një tjetër person që sillet të jetë bosi i rrjetit. Ai është një shtetas serb me emrin Ivan, që gjithashtu jetonte në Greqi dhe qarkullonte me dy makina luksoze, një Porche Macan dhe një Mercedes. Policia njoftoi të hënën se kishte sekuestruar 135,2 kg kokainë, të ambalazhuara në 124 paketa, 12.800 euro, si dhe mjaft shënime që lidheshin me trafikimin e drogës. Vlera e kokainës së sekuestruar arrin në 5 milion euro. Ndërkaq, nga shënimet që u gjetën në banesë, rezulton se rrjeti kishte futur në Greqi më 9 nëntor të këtij viti plot 381 kilogramë kokainë. Nga sasia e sekuestruar dhe pjesa tjetër që me sa duket është trafikuar, policia vlerëson se fitimet e rrjetit kriminal vetëm nga kjo ngarkesë, arrijnë në 15 milionë euro.

Ndaje me miqte