Goditje të fuqishme tërmeti në Itali
TRIBUNA
18 Janar 2017
Një valë tërmetesh, tre prej të cilëve të fuqishëm, ka goditur që nga orët e paradites së të mërkurës Italinë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në zonat e Amatrices dhe të L’Aquilas, të cilat janë goditur edhe gjatë dy viteve të kaluar, ndërkohë që i gjithë rajoni po ndeshet me probleme të mëdha për shkak të motit të keq të ditëve të fundit.
Raportimet e bëra njoftojnë për disa banesa të rrëzuara, sipas agjencisë ANSA. Nuk ka njoftime për viktima.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë fuqishëm në Romë, në Marche dhe në Ambruzzo (në anën tketër të gadishullit). Në kryeqytetin italian u ndërpre funksionimi i metrosë.
Sipas Institutit italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, INGV, tërmeti i parë, me magnitudë 5,3 ballë, u shënua në 10,25 sipas orës lokale në afërsi të Amatrices. Tërmeti i dytë në ora 11,14, me magnitudë 5,7 dhe i treti në 11,25 me megnitudë 5,4 ballë.
Sipas sizmologëve, vatra e tërmetit ishte në thellësi 10 km.
Goditjet e tërmetit kanë ardhur në momente tepër të vështira për banoreët e Ambruzzos dhe të Marches. Moti i keq i ditëve të fundit ka shkaktuar të mërkurën përmbytje në Pescara, ndërsa në Amnbruzzo rreth 30.000 familje kishin mbetur pa energji elektrike. Paraditen e të mërkurës, para tërmetit, numëroheshin në 80.000 banesat pa energji në gjithë Italinë.
Ndaje me miqte