0030 210 33 18 483

Gomonia me 16 ton kanabis: 50.000 euro për dy motorra

Tribuna 03 Dhjetor 2017

Duke iu referuar dosjes së akuzës, gazeta greke "Ethnos" saktëson se kreu i organizatës kriminale është një shtetas italian dhe zëvendës i tij një shtetas shqiptar me moshë 31 vjeç. "Ethnos" publikon të dielën edhe zbardhjen e dy bisedave telefonike, ku protagonist është një shtetas shqiptar me moshë 34 vjeç, i ngarkuar me mirëmbajtjen e skafeve. Në bisedën e parë, ai flet me një teknik, për blerjen e dy motorrave Yamaha, me vlerë 50.000 euro. Tekniku: Alo, kapiten, më mori Yamaha, njerin (motorr) e marrim me 24.800 dhe tjetrin me 25.100. Njeri është majtas dhe tjetri djathtas. 34 vjeçari: Po, kjo është komplet, kështu? Tekniku: Komplet, bre! I gjithi komplet, vetëm se pa drejtimin dhe organet. Këmbët, gjithçka. 34 vjeçari: Dhe sa shkon çmimi? Tekniku: Janë thuajse pesëdhjetëmijë. 34 vjeçari: Do të marr unë (përmend emrin e biznesmenit Spiros Kardamis), do të them dhe do të të marr. Biseda e dytë E zhvilluar në shtator 2017 ndërmjet 34 vjeçarit shqiptar dhe drejtuesit të një karrotreci që përdorej për transportimin e skafeve. Karrotreci: A ke punë? 34 vjeçari: Do mtë shohim këtë javë. Karrotreci: Po, sepse punojnë të tjerët për ty, të rinjtë. Tekniku: 34 vjeçari: Ke ndonjë treiler tjetër tëndin, ta lemë pak këtë, derisa të rregulloj unë... tre ditë. Karrotreci: Kam. 34 vjeçari: Do ta çosh aty, të vemë skafin tani që është bosh, dy tri ditë, sa të rregullohet tjetri. Karrotreci: Duhet të sjell aty karrotrecin e madh, të sjell dhe trejlerin e madh, ta nxjerrim skafin jashtë dhe të ruajmë me turne.

Ndaje me miqte