0030 210 33 18 483

Gomonia me 16 tonë kanabis zbardhen përgjimet telefonike

Tribuna 03 Dhjetor 2017

Edhe pse 11 të pandehurit për gomonen me 1,6 ton kanabis kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e të pandehurve. Madje ata përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Embëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën kash, si dhe kamatën. E përditshmja greke “Espresso” ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarve. Në fragmentin e parë, është transkiptruar një bisedë ndërmjet shtetasit shqiptar Ermal Likaj dhe atij bullgar Jordan Stojanov. E.Likaj: Alo, mik. J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan? E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet... J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat? E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën orë. J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo orë, të shkoj të mbyll kamerat. Biseda e dytë J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6. E.Likaj: Po, sepse... doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë ska... J.Stojanov: Gjithë çfarë? E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën. J.Stojanov: Gjithë skafit? E.Likaj: Po, sepse kam ato. J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër? E.Likaj: Kam atë po të them... (nuk kuptohet) J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe. E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda... J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën. Biseda e tretë Këtu, dy pjesëtarë të grupit, që nuk u publikohen emrat, flasin për çokolatina, para cash, kaçkavall dhe kafe. I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more? II: Herën e fundit? I:Po, pra, eëmbëlsirën. II: Po. I: Po, nëse gjen njeri me cash... II: Për çokolatinat nuk thua? I: PO. II: Për sa para? I: Ai i le me dy. Më nxorri një ditë pune. II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjellë... A bëhet? I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall. II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di. I: Dëgjo, më dëgjo... II: Po I: Unë me ty po flas. farë çmimesh më japin... II: Po I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën) 2 dhjetor Gomonia me 1,6 ton kanabis: telefoni i biznesmenit grek çoi në zbulimin e bandës E përditshmja greke “Espresso” ka publikuar të shtunën detaje nga dosja e akuzës për bandën që trafikoi me gomone 1,6 ton kanabis. Sipas gazetës që i referohet dosjes, biznesmeni grek Spiros Kardamis ka pasur një rol kyç në organizatën kriminale. Ai ishte personi që kalkulonte me trafikantët gjithë hollësitë e trafikimit, si ditët, orët, mjetet dhe itineraret nga do të kalonte droga. 65 vjeçari, baba i dy fëmijve, nuk ishte vetëm pronar i restorantit Olla në Mykonos. Ai ishte pronar edhe i një kompanie detare, me emrin "Kaldera Nepa", me seli në Alimos, në bregdetin jugor të Athinës. Sipas akuzës, skafet e tij “ishin maja e shtizës në itineraret e paligjshme të organizatës kriminale”. Skafet ruheshin në kushte fshehtësie në parkingje që ndodheshin në Porto Rafti dhe Kalivia, në afërsi të Athinës. “Pjesëtarë të organizatës ishin të ngarkuar me mirëmbajtjen, me qëllim që skafet të kishin makinat më të fuqishme dhe pjesët e këmbimit më të mira që të mundnin të përballonin me ngarkesë rrugë të gjata, duke pakësuar rrezikun, në rast përplasjeje me skafet e policisë bregdetare”, vihet në dukje nga organi i akuzës. Sipas dosjes së akuzës, “lëmshi” i kësaj organizate kriminale nisi të shpleksej, pasi autoritetet greke nisën të përgjonin telefonin e Kardamisit. Nga zbardhja e tabulateve rezultoi veprimtaria e dendur e rrjetit ndërkombëtare, që trafikonte sasi të tepër të mëdha droge në Greqi dhe vende të tjera të Europës. Gazeta greke Espresso, e krahason gjithë çështjen e gomones me 1,6 ton drogë, me serialin “Narcos”, që i kushtohet aktivitetit dhe rënies së Pablo Escobarit dhe që nisi të transmetohet në vitin 2015, ndërsa vjeshtën e sivjetme po jepet edicioni i tretë i tij.

Ndaje me miqte