0030 210 33 18 483

Graziano Pelle heroi i italianëve në Euro 2016

28 Qershor 2016

Shënoi golin e dytë kundër Spanjës, duke i çuar të kaltrit në çerekfinalet e Europianit. Por a e dini se përveç dashurisë për futbollin dhe për të fejuarën Viktoria, Graziano Pelle ka pasion edhe kërcimin? Kjo është historia e Graziano Pelle, njeriut që çoi Italinë e Antonio Conte në çerek finalen e Euro 2016. Edhe një herë në minutat e fundit, si në ndeshjen kundër Belgjikës, shënoi golin e dytë që i solli fitoren kundër Spanjës, kampiones së Evropës. Midis fushës së futbollit dhe pistës së kërcimit Ishte njëherë një djalë i vogël që vraponte në fushat e futbollit në periferi të Leçes. Ditë pas dite babai i tij Roberto e shoqëronte me kilometra të tëra për të bërë stërvitje. Dhe ai koleksiononte gola, sepse të shënonte ishte si një gozhdë fikse. Por pas ndeshjeve të vogla, hiqte këpucët e futbollit dhe dëfrehej në pistat e kërcimit me motrën e tij Fabianën. Më pas ky djalë vendosi”: topi dhe fusha jeshile vlenin më shumë sesa njëqind valse. Talenti i Pelles Sot tifozë e gazeta zbulojnë se ky sulmues (1 metër e 94 cm dhe 84 kg) i lindur në 1985, që forcës dhe shpejtësisë së një trupi perfekt i bashkon edhe këmbët e shpejta, teknika dhe lëvizjet elegante që shpartallojnë kundërshtarin dhe që e ka mësuar pikërisht duke kërcyer. Por talenti i Grazianos vjen nga larg, nga seria B dhe nga stërvitjet pa shpenzime. Pak Clark Gable, dhe pak George Clooney Vjen nga larg edhe pamja e tij latine. “Kam qenë gjithmonë një djalë i bukur”, ka treguar duke qeshur. “Me vajzat dija të sillesha. Më pëlqen të kujdesem për veten, të vishem elegant dhe të jem një xhentelmen”. Këtë e kanë vënë re të gjithë, aq sa ka fituar tre herë në klasifikimin e futbollistit më shumë seksi në Holandë dhe Angli. Në këtë kampionat tifozet e kanë krahasuar me Clark Gable. “Por nëse do të bënin një film për mua , do të doja që të më interpretonte Georg CloonY”, ka thënë Pelle. Nga Puglia në Angli I ri, Pelle emigroi në Holandë ku luajti në klube të ndryshme. Në 2014 bëri valizhen gati dhe u nis për në Southampton në Angli. Në fakt flet anglisht perfekt dhe në Britaninë e Madhe kalon nga një intervistë në tjetrën në emisione të ndryshme televizive. “Sigurisht familja dhe Italia më mungojnë, rrëfen ai . Por , prindërit e mi janë tifozët numër një. Nëse kam mbërritur deri këtu iu detyrohem atyre , më kanë mësuar të mos heq dorë kurrë. Babai Roberto, që ka një të kaluar si futbollist, i ka mësuar të gjuajë edhe me frutat që kishin në shtëpi. “Graziano gjuante gjithmonë në shenjë, edhe pse objektivi mund të ishte një vazo. Dhe ai duhet t’ ía mbathte nga të bërtiturat e mamasë së tij”, thotë Roberto. Pas Evropianit, martesa? Latin loveri puliez, i la vendin një njeriu të ëmbël dhe besnik. Nga viti 2012 futbollisti është i fejuar me Viktoria Varga, 21 vjeç, top modele hungareze. Ai e pa në kopertinën e një reviste, e kërkoi në rrjetin social Facebook, dhe i dërgoi një mesazh. Që kur ajo iu përgjigj nuk janë ndarë më. Viki e ndjek çdo të dielë në stadium dhe poston në Instagram deklarata dashurie dhe foto romantike (të cilave edhe Graziano i përgjigjet sepse është shumë social) . Do të shohim nëse Pelle do ti kërkojë të martohen. Më parë duhet të mendoj për ndeshjen Itali-Gjermani në 2 korrik. Më pas nuk i dihet- (ATSH)

Ndaje me miqte