0030 210 33 18 483

Greqi agjesohet &ldquobanda e kasafortave&rdquo përvetësuan 10 milionë euro

Tribuna 10 Maj 2017

Policia greke ka dhënë detaje mbi asgjesimin e një bande të rrezikshme, që kishte kryer dhjetra grabitje, kryesisht në seli firmash biznesi, prej të cilave merrte vetëm kasafortat që kishin brenda para cash. Prandaj dhe media i kishte emërtuar si “banda e kasafortave”. Policia ka arrestuar 15 persona. Vetëm njeri prej tyre, i moshës 26 vjeç, është shtetas shqiptarë, ndërsa gjithë të tjerët janë shtetas grekë, por me origjinë nga vende të ish Bashkimit Sovjetik. Gjithashtu janë identifikuar pesë pjesëtarë të tjerë të bandës, që janë shpallur në kërkim. Policia njoftoi të hënën se deri tani janë zbardhur 145 grabitje, jo vetëm nëpër firma, por edhe në banesa, që banda kishte kryer në harkun kohor prej më shumë se një viti. Sipas policisë, përfitimi financiar nga gjithë këto grabitje e kalon shifrën 10 milionë euro. Por shumë prej parave, pjesëtarët e bandës i kanë shpenzuar në lokale nate, në shoqëri me femra, si dhe në lojëra fati. Asgjesimi i kësaj bande ishte shndërruar në çështje nderi, për policinë greke, që me gjithë përpjekjet e mëdha nuk kishte mundur të binte në gjurmë të keqbërësve. Por në një prej grabitjeve të fundit, njerit prej tyre i ra përtokë telefoni celular ndërsa po largohej nga vendngjarja. Ky ishte she shansi i madh për shërbimet e ndjekjes që, pas zbardhjes së tabulateve nisën menjëherë shpleksjen e lëmshit të koklavitur. Të 15 personat u arrestuan gjatë darkës së fejesës të njerit prej pjesëtarëve të bandës. Policia ka gjetur deri tani dhe sekuestruar në cilësinë e provës 8 automjete që janë përdorur gjatë grabitjeve, një shumë parash prej 15.000 eurosh, qindra bizhuteri të shtrenjta, armë gjahu dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, një numër mjaft të madh telefonash, kartash sim dhe laptopash. Përveç grabitjeve, kundër pjesëtarëve të bankës janë formuluar akuza edhe për vrasje në tentativë, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë në të paktën tri traste që ishin përplasur me patrulla policie.

Ndaje me miqte