0030 210 33 18 483

Greqi arrestohen katër shqiptarë për trafik droge

TRIBUNA 11 Dhjetor 2016

Policia greke ka njoftuar të shtunën arrestimin e katër shtetasve shqiptarë në tre operacione antidrogë të zhvilluara në zona të ndryshme të vendit. Në Tavros të Athinës, është arrestuar një 51 vjeçar, për të cilin kishte sinjalizime se trafikonte në mënyrë sistemtike sasira droge. Policia lokalizoi një magazinë, ku i arrestuari ruante dhe ambalazhonte drogën. U sekuestruan 38 pako kanabis, me peshë të përgjithshme 41,2 kg, gati për t’u shpërndarë, si dhe sasira të vogla heroine dhe kokaine, peshore precizioni dhe një fidan kanabis sativa. Po të shtunën, në afërsi të fshatit Anavriton, zona e Filatit, u arrestuan dy shtetas shqiptarë, të moshës 34 dhe 30 vjeç. Policia thotë se ata u arrestuan në momentin që po mbikqyrnin një sasi të madhe kanabisi, aty ku e mbanin të fshehur. U sekuestruan 87,6 kg kanabis, të ambalazhuara në 59 paketa e të futura në 4 panta udhëtimi. Sipas policisë ata të dy e kishin sjellë drogën më herët nga Shqipëria dhe synonin ta trafikonin në brendësi të territorit grek. Përveç akuzave për trafik dhe posedim droge, dy të arrestuarit do të penalizohen edhe për hyrje pa leje në Greqi, pasi nuk dispononin dokumente të rregullta. Një tjetër shtetas shqiptar i moshës 27 vjeç, bashkë me një grek, janë arrestuar në ishullin e Korfuzit. Sipas policisë ata u ndaluan për kontroll dhe iu gjetën me vete 530 gramë kanabis. Ndërsa gjatë konmtrollit në banesëne shqiptarit, u gjet dhe u sekuestrua rreth 1 kg, po kanabis.

Ndaje me miqte