0030 210 33 18 483

Greqi arrestohet shqiptari që solli 56 kg heroinë nga Turqia

TRIBUNA 20 Janar 2017

Policia greke ka bërë të ditur arrestimin e një shtetasi shqiptar, i cili tentoi kishte sjellë nga Turqia një sasi të konsiderueshme heroine. 34 vjeçari u arrestua në pikën doganore Kipi, përballë qytetit turk Ipsala. Në makinën e vet, ai kishte fshehur në zgavra të posaçme në disqet e rrotave, 5,62 kg heroinë. Shërbimi grek i antidrogës bën të ditur se arrestimi u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit me shërbimin homolog shqiptar, që synon shkatërrimin e rrjeteve kriminale të trafikimit të drogës në të dy vendet. Përveç drogës dhe makinës, u sekuestruan 470 euro, 2.500 lek dhe dy telefona celularë. I arrestuari po mbahet në qelitë e policisë të Aleksandropolit, në pritje për të dalë para prokurorit. Në një operacion tjetër, Policia greke ka arrestuar në afërsi të Prevezës dy shtetas shqiptarë. Ata akuzohen si transportues të një sasie të madhe droge që ishte sekuestruar para dy ditësh në afërsi të Igumenicës. Policia sekuestroi 37,5 kg kanabis që u gjetën në një makinë, e cila nuk i ndaloi sinjalit për kontroll. Pasoi një përndjekje, gjatë së cilës drejtuesit e makinës e braktisën atë dhe u lsrguan, duke përfituar nga errësira dhe terreni i thyer. Në vazhdim të hetimeve, policia verifikoi se makina ishte marrë me qera nga një shtetas grek, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaje me miqte