0030 210 33 18 483

Greqi asgjesohet banda e hajdutëve me drona

TRIBUNA 24 Nentor 2016

Policia greke ka asgjesuar një bandë vjedhësish që vepronte për më shumë se 6 vjet në ishullin e Korfuzit. Janë arrestuar tre shtetas shqiptarë mes të cilëve edhe kreu i bandës, si dhe dy shtetas grekë. Banda vidhte ekskluzivisht vila qytetarësh të pasur dhe nga aktiviteti kriminal janë përfituar para cash me vlerë 700.000 euro si dhe sasira mjaft të mëdha bizhuterish e sende të tjera të çmuara, mes të cilëve edhe një pllakë floriri. Një shtetas grek, nëpunës banke, e informonte bandën mbi gjendjen ekonomike të viktimava. Pastaj organizohej mbikqyrja e vilave dhe lëvizjeve të pronarëve të tyre, duke përdorur madje edhe drona me kamera. Nga vjedhjet më të bujshme që ka verifikuar policia, është ajo e qershorit 2015, kur kishin marrë nga një vilë 195.000 euro, si dhe në shtator 2016, në një vilë në rrethinat e Korfuzit, prej nga dolën me 408.000 euro dhe një numër të konsiderueshëm dollarësh dhe frangash zviceriane. Policia ka identifikuar edhe katër pjesëtarë të tjetë të bandës, që janë shpallur persona në kërkim. Tre prej tyre janë grekë dhe njeri shqiptar.

Ndaje me miqte