0030 210 33 18 483

Greqi asgjesohet grupi që xhiroi 19 milionë euro nga trafiku i drogës

TRIBUNA 29 Nentor 2016

Policia greke thotë se ka asgjësuar plotësisht një rrjet shumë të madh të trafikut të drogës, që vepronte në qendër të Athinës. Sipas autoriteteve, operacioni që zjgati disa muaj, kishte emrin e koduar “Kimera” (sipas mitologjisë, bisdha me trup dhie e fytyrë luani që villte vazhdimisht zjarr nga goja). Autoritetet thanë se ishte një nga aksionet më të suksesshme për luftimin e trafikut të drogës. Fitimet e këtij grupi nga trafiku i drogës vlerësohen, sipas policisë, në 19 milionë euro. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar shumë skedina bastesh sportive, që mendohet se shërbenin për legalizimin e parave të drogës. Janë vënë në pranga 97 persona shumë prej të cilëve shqiptarë. Zëdhënësi i policisë, Kristos Papazafiris, deklaroi se drejtuesit kryesorë të grupit janë gjithashtu shtetas shqiptarë, ndërsa kreu i rrjetit ndodhet aktualisht në Shqipëri. Zëdhënësi ka shtuar se më shumë se gjysma e arrestimeve janë kryer në harkun kohor 25 dhe 26 nëntor. Në 45 kontrolle të ushtruara në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4440 kg kanabis, 100 gr heroinë, një numër i madh peshoresh precizioni, 30.000 euro para cash, 10 automjete, dy motoçikleta dhe një furgon. Përveç drogës së sekuestruar, Policia deklaroi se grupi ka trafikuar gjithsej 1,5 ton kanabis, 16 kg kokainë, 500 gr heroinë. Pjesa më e madhe e drogës ishte sjellë nga Shqipëria, por sasira kanabisi kultivoheshin edhe në rrethinat e Athinës, në plantacione që tashmë janë zbuluar. Nga 97 personat e arrestuar për këtë çështje, shumica janë shqiptarë. Të tjerët janë afrikanë, grekë, bullgarë dhe rumunë.

Ndaje me miqte