0030 210 33 18 483

Greqi asgjesohet një tjetër organizatë e trafikut të drogës. Policia: &ldquoKa lidhje edhe me çështjen Balili&rdquo

17 Qershor 2016

Policia greke ka asgjesuar një tjetër organizatë kriminale të trafikut të drogës. Pas një operacioni në shkallë të gjerë që zgjati dy ditë dhe u shtri në 20 zona të Athinës, policia njoftoi të premten pasdite se janë arrestuar 14 persona, tre shtetas grekë (një mashkull e dy femra), dhe 11 shtetas shqiptarë. Bashkëpunëtorë të së njëjtës organizatë kriminale, konsiderohen 10 persona të tjerë, që aktualisht po vuajnë dënime në burgjet greke: gjashtë shtetas shqiptarë, tre grekë dhe një nga bangladeshi). Ndërkaq, në kërkim janë shpallur dy shtetas të ntjerë grekë dhe tre shqiptarë. Organizata kriminale akuzohet se importonte nga Turqia dhe trafikonte në Greqi sasira të mëdha heroine, kokaine dhe kanabisi. Sipas policisë, çështja e sotme, ka lidhje me pesë çështje të ngjashme të zbardhura gjatë muajit maj dhe ku implikohet edhe Klement Balili. Gjatë operacionit të fundit u zbuluan edhe dy laboratorë ku përpunohej heroina, ndërsa në banesa, vende magazinimi dhe automjete të të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan 7,1 kg heroinë, 895 gr kanabis i papërpunuar, 37,6 gr kokianë, 5,5 kg të një lënde të papërcaktuar që përdoret për përpunimin e drogës. Gjithashtu: 13.635 euro, 25.000 lekë, dy automjete, katër peshore prezicizioni dhe 41 telefona celularë.

Ndaje me miqte